Partia Demokratike ka publikuar një video në vigjilje të Vitit të Ri, ku bën një përmbledhje të akuzave në drejtim të qeverisë Rama. PD akuzon socialistët se në 5 vite kanabizuan vendin, pastruan para, dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të varfër shumë larg Europës.

“Një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderave si ai i Unazës së Re me parajsa fiskale! Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!”-thuhet në njoftimin e PD.

Postimi i plotë i Partisë Demokratike