Akuzat e PD, përgjigjet Kodheli:
Zero fakte për trafik droge në FA

Akuzat e PD, përgjigjet Kodheli:<br />Zero fakte për trafik droge në FA
TIRANE -  S’ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që Forcat e Armatosura apo bazat e ushtrisë janë të implikuara në veprime kriminale. Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli i ka dhënë kështu përgjigje akuzave të vazhdueshme të opozitës gjatë javës së fundit se infrastrukturat e Forcave të Armatosura është përdorur për trafik droge. Pas debateve në Kuvend dhe pas miratimit të procesverbait të 10 prillit, opozita u largua nga salla e seancave plenare.
 
Ministrja Kodheli garantoi se nga marrja e detyrës ushtria nuk është keqpërdorur asnjëherë, ndërsa theksoi se nga shtatori 2013, asnjë shërbim partner nuk ka bërë me dije Ministrinë e Mbrojtjes për asnjë provë të vetme apo dyshim për këtë veprimtari ekstremisht kriminale, sic e cilësoi ajo.
 
Ish ministri i Mbrojtjes, i cili bëri publike këto akuza nga seanca plenare e të enjtes së shkuar, tha se ka fakte që avionë janë ulur në Gjadër, Divjakë dhe në rrugën Tepelenë-Gjirokastër për trafik droge. “Ulen si në Kolumbi avionë të vegjël”, tha Imami.

Me ironi dhe batuta ndaj opozitës, është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se avionët që sipas opozitës përdoren për trafikun e drogës, janë për të disinsektuar mushkonjat në Divjakë.
 
“Duke dëgjuar se doktorit i shkojnë SMS se avionët i ulen, por janë thjesht mushkonja të droguara, se kishte disa vite që askush nuk i hidhte helm, ndaj janë kthyer si avion që pickojnë opozitën dhe këto të opozitës vijnë të pickojnë publikun. Kjo do të marrë fund javës tjetër me dezinsektimin”, tha Rama. Ai kërkoi që opozita  të tregohet realiste, dhe jo të bëjë akuza të pabaza. “Keni të drejtë të vini këtu të akuzoni, për aq kohë sa nuk jeni para drejtësisë për të dhënë llogari për çfarë i keni bërë ju ushtrisë shqiptare”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ishte ish-kryeministri Berisha ai që risolli edhe në sallën e Parlamentit debatin për akuzat ndaj Forcave të Armatosura, duke thënë se fakti që minsitrja Kodheli nuk raporton në Komision për ballafaqimin e fakteve, tregon sipas tij, se krimi ka ndodhur. Ai tha se opozita ka fakte të cilat i ka marrë në mënyrë qytetare nga Shërbimi Informativ Ushtarak. “Faktet janë aty dhe po ndjekim rrugën institucionale dhe do t’i paraqesim në Parlament. Informacionet i kemi marrë në mënyrë qytetare nga SHIU, nga punonjës të administratës që nuk mund të pranohen me cdo gjë të qeverisë”, tha Berisha.

KODHELI: SFORCOHENI PER TE HEDHUR BALTE MBI USHTRINE, S'KENI ASNJE PROVE
“Opozita ngre pyetje duke lënë të nënëkuptuar se ka informacione. Më e trishtueshmja është që ndërsa disa zotërinj pushtojnë ekranet me këtë lloj cinizmi s’dëgjohet asnjë gazetar të pyes: Mirë qeveria s’jep  përgjigje po akuzuesit cfarë provash kanë?  Kam detyrë të bëj punën aspak komode të ministres së Mbortjes, dhe për ju (opozitën) kam vetëm një ditë në javë, ditën që vij në Parlament. Ndërsa ju keni përdit detyrë që cdo akuzues ta provojë akuzën e tij sepse në demokraci barra e provës i takon atij që akuzon dhe ajo atij që akuzohet. Ju thjesht akuzoni pa dhënë asnjë provë pa thënë asngjë më pak sesa infrastruktura e FA është vënë në shërbim të dorgës. Turp i madh sa qesharake aq edhe cinike, dhe e papërgjegjshme ndaj FA, ku bëhet gjithë ky sforcim për të prodhuar gjithë këtë baltë. S’ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që FA apo bazat e ushtrisë shqiptare janë të implikuara në veprime kriminale për të cilat është folur kaq shumë këtë javë. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt…zero… Nga gjysma e shtatorit të 2013 dhe deri më sot, nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake të Republikës së Shqiprisë të ketë një të dhënë të vetme ku kanë lindur zanafilla e gjithë kësaj patologjie opozitare me FA”, tha ministrja Kodheli nga foltorja e Parlamentit.

ORA 12:26 BERISHA: ME TRILLIME NUK MUND TË MBULONI AVIONËT E DROGËS
Ish-kryeministri Berisha tha se mazhoranca tenton të mbulojë trafikun e drogës me trillime dhe sharje. Berisha tha se pozita duhet t’i kthehet realitetit, dhe të mos japë shifra të pavërteta.
 
sali berisha ne parlament
“Sharjet e trillimet nuk munden kurrsesi të mbulojnë avionët e drogës. Nuk mund të mbulojnë tentativat e krimit dhe mashtrimin. Shqiptarëve iu tha kryeministri se janë ulur vrasjen në 3 muajt e këtij viti, vartësit të tij i thotë se janë trefishuar. Ka ardhur koha të përdorësh gjuhën e realitetit, jo të trillimit. Mos mendo se banorët e Gjadrit nuk po ju ndjekin tani. Deri tani na thatë se nuk ka dokumente, tani zëdhënësi juaj na tha se kemi dokumente. Ja që opozita nuk e ka bazuar në trillime akuzën e vet, por mbi dokumente”, tha Berisha.
 
ORA 12:21 RAMA: DUHET TË JEPNI LLOGARI PËR ATË QË I KENI BËRË USHTRISË
Pas debateve të bëra në Kuvend lidhur me çështjen e përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës, kryeministri Edi Rama tha se opozita duhet të tregohet realiste, dhe jo të bëjë akuza të pabaza. Ndërsa duke iu drejtuar opozitës tha se “keni të drejtë të vini këtu të akuzoni, për aq kohë sa nuk jeni para drejtësisë për të dhënë llogari për çfarë i keni bërë ju ushtrisë shqiptare”.
 
Edi rama ne parlament
“Nuk e kam të qartë nëse e keni të pamundur të kuptoni apo nuk doni të kuptoni se gjithçka ju thamë për çështjen e mushkonjave është tërësisht e vërtetë dhe lidhet me gjendjen ku ju jeni katandisur. Por dua të them diçka lidhur me seriozitetin. Besoj se kjo qeveri është aq serioze saqë pavarësisht numrave që shumica ka është këtu në Kuvend çdo të enjte e plotë në prezencë dhe kush mungon, mungon se nuk ndodhet në Shqipëri. Për ne kuvendi është i opozitës, nuk është i qeverisë. Ndaj jemi kështu çdo të enjte të diskutojmë çdo çështje që ngrihet prej jush. Ne nuk merremi me ju gjatë javës, kemi punët tona të tjera, duke bërë detyrat e shumta që keni. Detyra juaj është që çdo ditë të merreni me ne. por mos mendoni se ne jemi ata 100 të mençurit të vrapojnë të nxjerrin gurin që hedh budallai në lumë. Këtë harrojeni. Vullneti ynë si qeveri për të nxitur hetimin lidhur me këtë akuzë është i plotë dhe mbi bazën e të gjitha të vërtetave që tha këtu ministrja e Mbrojtjes. Nuk besoj të ketë opozitë në botë që të jetë kaq qesharake sa t’i trajtojë çështjet si gjëegjëzë. Arrin në pikën sa jo vetëm mushkonjat ti bësh avionë që ulen e ngrihen në Divjakë, por edhe avionët ti ulësh në Levan Tepelenë ku edhe mushkat do thyenin këmbët e jo më rrotat e avionëve, për të marrë drogën. Në një pikë nuk ju vë un faj juve, keni të drejtë të vini këtu të akuzoni, për aq kohë sa nuk jeni para drejtësisë për të dhënë llogari për çfarë i keni bërë ju ushtrisë shqiptare”, tha kryeministri Rama.

ORA 12:17 BERISHA: BURIMET TONA JANË NGA INSTITUCIONET E USHTRISË
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se opozita i bazon akuzat e saj tek burime nga SHIU dhe institucione të tjera të ushtrisë. Duke iu përgjigjur replikave të bëra nga deputetit socialist Erjon Braçe, ish-kryeministri tha se të përfshirë në trafikun e drogës nuk janë fermerët e Divjakës, por zyrtarët. Berisha i kërkoi gjithashtu, kreut të Kuvendit të mos pengojë opozitën të kontrollojë ekzekutivin.
 
“Vlerësoj parafolësin i cili përgënjeshtroi në mënyrë totale ministren dhe kryeministrin. Së dyti duhet të informoj shqiptarët se burimet e mia janë Shërbimet Inteligjente të Ushtrisë dhe institucione të tjera të ushtrisë shqiptare. Asnjeri s’e akuzon ushtrinë për trafiqe, as fermerët e shkëlqyer t Divjakës., por zyrtarët që drejtojnë avionët trafiqeve. Sa i takon Divjakës shko merr denoncimin që kam bërë 3 muaj më parë për këtë rast. S’mund të jenë fermerët me aeroplanë por zyrtarët. Zoti kryetar nëse t’i i thua opozitës për çdo gjë shko në prokurori, ti përjashton opozitën nga Kuvendi. Kjo opozitë ka këtë detyrë të kontrollojë pozitën në ushtrimin e detyrës”, tha Berisha.
 
ORA 12:10 BRAÇE: OPOZITA TË FAKTOJË AKUZAT E BËRA
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe tha se opozita duhet të paraqesë me fakte akuzat e bëra lidhur me përfshirjen e forcave të armatosura në trafikun e lëndëve narkotike.
 
“Në këtë sallë hidhen akuza dhe për to nuk mbahet asnjë lloj përgjegjësie. Çdo gjë nisi një javë më parë, kur Imami akuzoi FA për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Sot ka një tërheqje. Vazhdon kjo histori pa dhënë asnjë fakt dhe asnjë provë. Ti ke një shkresë të SHISh dhe përmbajtjen e asaj shkresë sapo e citove këtu. Në atë shkresë nuk përmendet Divjaka. Më jep një provë një shkresë të vetme. Mund të bësh opozitë në këtë farë feje por ky nuk është fakt. Unë i kam provat. Ajo shkresë që citon Imami nuk flet as për fakte as për prova. Ajo shkresë bën fjalë për të dhëna që vetë shërbimi i ka në proces verifikimi për t’i vërtetuar. Kjo që po bëni këtu ka një kosto për ju, por edhe për vendin. Që të jeni të ndershëm deri në fund, ti Imami e kë të gjithë praktikën nga viti 2012, deri në të fundit që përmende. Le t’ia lexojmë shqiptarëve. E keni përmendur sot dhe dje Divjakën. Por ju them se nuk ka asnjë fushë të Divjakës për të ulur avion. Fshatrat e Divjakës zoti Berisha janë në kodër kryesisht. Dhe do kërkoja t’i kërkoni ndjesë atyre njerëzve atje. Punojnë nga mëngjesi në darke dhe rrojnë me djersën e ballit”, tha Braçe.
 
Erion Brace ne parlament

Pas replikës së Braçes, deputeti Imami tha se faktet lidhur me këtë çështje janë të përmendura në shkresa.
 
“Unë nuk citova një shkresë, por zoti deputet donte të thonte që ka një shkresë. Në 19 mars në Gjadër ka shkuar policia, ka pyetur fshatarët ushtarakët. Nuk mbulohet dielli me shoshë”, tha Imami.

ORA 12:00  IMAMI: AVIONET ME DROGË ULEN SI NË KOLUMBI
Edhe pas përgjigjes së Mimi Kodhelit, deputeti Imami këmbënguli të mësojë nëse ministrja ka informacion për përfshirjen e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës apo jo. Ish-ministri i Mbrotjes, Arben Imami tha se opozita nuk po sulmon Forcat e Armatosura, por po akuzon qeverinë se ka shtuar në mënyrë marramendëse sipas tyre, trafikun e drogës.  Ai tha se ka informacion nga policia që një avion i bardhë ulet në Divjakë dhe rrugën Tepelenë-Gjirokastër.
 
“Del dhe thotë ju nuk keni fakte, e rëndësishme është, a keni informacion, po pyetni prej një jave. Nuk po sulmon njeri FA, po themi që ju keni shtuar në mënyrë marramendëse trafikun e drogës. Nëse keni informacion cfarë masash keni marrë. Faktet dhe provat si mblidhni ju, megjithëse policia ka informacione. Në 19 mars në orën 7 të mëngjesit një avion i bardhë që vjen e ulet shpeshherë, jo vetëm për Divjakën po dhe për rrugën Tepelenë-Gjirokastër, ku ulen si në Kolumbi avionë të vegjël”, u shpreh Imami.

Meta: Qeveria i ka bërë kërkesë Prokurorisë të Përgjithshme të hetojë dhe është detyrë e saj të hetojë dhe ne duhet të bashkëpunojmë.
 
arben imami

Imami: S’kisha ndërmend ta trajtoja si çështje mushkonjash, po nuk pranuam trasnparencë për informacionet që kemi.
 
Meta: I ftoj politikanët të shkojnë në prokurori për këto raste dhe çdo rast tjetër

Ish ministri Imami ka përmendur gjatë fjalës së tij dhe kallzimet që shefja e re e këtij dikasteri ka bërë ndaj tij. “Jepni fakte që të mund të akuzohemi….nuk e kam turp, nëse zonja ministre mund të bëjë një kallzim. Ajo që është e pafalshme është që 7 muaj s’ka bërë dot asgjë tjetër. Merr një kamion fut arkivin tim coje në prokurori, dhe nuk do të dalë asgjë. Mos bëni presion mbi Prokurorinë. Unë kam pasur koshiencë të qartë”, -u shpreh deputeti Imami.

ORA 11:45 RAMA: BETE MUSHKONJAT AVIONE, JANE PER DEZINSEKTIMIN
Me ironi dhe batuta ndaj opozitës, është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se avionët që sipas opozitës përdoren për trafikun e drogës, janë për të disinsektuar mushkonjat në Divjakë.
 
“Duke dëgjuar se doktorit i shkojnë SMS se avionët i ulen, por janë thjesht mushkonja të droguara, se kishte disa vite që askush nuk i hidhte helm, ndaj janë kthyer si avion që pickojnë opozitën dhe këto të opozitës vijnë të pickojnë publikun. Kjo do të marrë fund javës tjetër me dezinsektimin”, tha Rama

Ilir meta Edi Rama Arben Imami

Meta
: U deshën mushkonjat e Divjakës që të krijojnë këto situata të paqëna.

Berisha: Ratë në kurth sepse për të tilla gjëra instikti më ka thënë se duhet një superkujdesje. Sms-ja ka ardhur 3 muaj përpara se ju të shqiptoni fjalën spërkatje. Ju doni të mbroheni me spërkatjet e Beqjes. Lajmi dhe avioni ka dalë 3 muaj përpara tek RD. 

Rama: Që tja u sqaroj ,spërkatja fillon javën e ardhshme dhe ju vërtet do e mbështesni, se sa ishit ju në pushtet u hap kunupi. Tani përshëndeteni se mori fund ankthi juaj ndaj mushkonjave dhe avionëve të drogës.

Topalli: Sipas mediave të huaja, vetëm gjatë marsit ka dyfish drogë më shumë që vjen nga Shqipëria, 5 ton në Igumenicë, 1.3 ton në Itali. Moj zonjë me cilin ndriçim të bregdetit flet ti, kryeministër për çfarë lufte mushonjash flet ti. Droga është përhapur kudo. Qesh kryeministër. Me vota bëhesh kryeministër por t’i nuk bëhesh kurrë burrë shtetit. Kishe 83 vota por bleve dhe 2. Pse nuk të mjaftuan këto por kërkon të blesh institucionet e pavarura

Meta: Ju lutem njoftoni grup seksioni në Gjadër të kapin avionin

Paloka:  Tha që ka filluar deinsektimi i mushkonjave dhe pastaj tha që fillon javën tjetër. Avionët na i paraqisni për deinsektim mushkonjash, kjo është e turpshme. Kështu zgërdhiheshin edhe kur thamë është vjedhur thesari i shtetit, po doli që thesari ishte vjedhur edhe pse u dënua vetëm një fshatar dhe një gomar, sic tha kolegu im. Nëse doni t’i kaloni kaq lehtë, s’janë kaq të lehta.

Shalsi (pasi opozita braktis sallën): Si ju tërheq zvarrë një njeri që përbuz jetën parlamentare sepse njeh shumë mirë jetën e tij, e tmerrshme të shohësh Palokën teksa mbron Imamin, apo Imamin që ndjehet i sulmuar nga mazhoranca e sotme. Sot mu duk sikur kishte hipur në maj të tankut Imami. Bie dakord me Topallin kur tha burrë shteti. Spese koncepti yt për burrin e shtetit është komplet ndryshe nga ne. Ne kemi nevojë për lider shteti.
 
Meta
(bën batutë): Ju lutem njoftoni grup seksioni në Gjadër të kapin avionin

ORA 11:00 BERISHA: SHIU DHE SHIK INFORMOI KODHELIN PER DROGEN NE FA
Ishte ish-kryeministri Berisha ai që risolli edhe në sallën e Parlamentit debatin për akuzat ndaj Forcave të Armatosura, duke thënë se fakti që minsitrja Kodheli nuk raporton në Komision për ballafaqimin e fakteve, tregon sipas tij, se krimi ka ndodhur.
 
Sali Berisha jasht parlamentit

“Ajo që dëgjoni ju nga këta qeveritarë dhe nga lideri i tyre është një mashtrim. Lidhur me avionin në Gjadër dua tju informoj, se SHIU dhe SHIK sipas burimeve të pakundërshtueshme të FA, kanë informuar me kohë të përbetuarën këtu se kjo po ndodh dhe përveç kësaj ka prova, pra ky përbetim është një njeri i papërgjegjshëm i Edi Ramës i cili ka filluar të gllabërojë pronat e ushtrisë. Ju garantoj se këtu do vijnë dosjet e zgjedhjeve tuaja por tani kemi tjetër problem. Sa u përket të tjerëve këtu do vijnë. Nëse zonja është kaq e sigurtë le të pranojë të paraqitet në komision ku do i paraqiten të gjitha të dhënat. Le të pranojë të konfrontohet me dokumenta të pakundërshtueshme. Pra do të faktojmë se çfarë po bëhet me ju. Merrni paratë e komandove dhe shkoni fshihni plehrat e i lini pa rrogë, kthehen këtu dhe askush nuk i pret. Detyra dhe ju, jeni si nata me ditën”, u shpreh deputeti demokrat, Sali Berisha.

Redaksia Online
(Gre.M/e.s/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi