Menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike lidhur lidhur me shkarkimin e 7 punonjësve të policisë, në lidhje me një incident ku dyshohet të jetë përfshirë kunati i ministrit Të Brendshëm, Policia e Shtetit bën me dije se ky fakt është tërësisht i pavërtetë.
Sipas policisë së Shtetit, në asnjërën prej ngjarjeve të cituara në deklaratë, nuk është shkarkuar asnjë punonjës policie, ndaj pretendimet dhe akuzat e bëra publike, janë thjesht fakte të pavërteta.
Për të dy rastet është kryer procedura ligjore e verifikimit të përgjegjësive. Një reagim i tillë i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duket se është krejtësisht i vonuar.
Pak ditë më parë, ish- kryeministri Berisha postoi në rrejtin social facebook, një informacion sipas të cilit 7 punonjës njësisë “Shqiponja”, ishin pezulluar pas një incidenti me kunatin e Ministrit Tahiri.
Po ashtu mediat publikuan të informacione të tjera në lidhje me incidentin, por pavarësisht kësaj Policia dhe Ministria e Brendshme nuk patën një version zyrtar mbi çështjen.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com