Bardhi-Bibës: I bëre presion mikut, u bëre sekser i Ramës
Në një reagim në Facebook, Bardhi thotë se Biba pranoi të bëhej sekser i Kryeministrit, dhe shantazhoi gjyqtarin e Strasburgut. Ish-ministri teknik i Drejtësisë, thotë se Biba duhet të sqarojë pozicionin e tij në këtë çështje.
Eksperti për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, lidhur me shqetësimin që Biba tha se ka pas akuzave të PD-së.
Në një reagim në Facebook, Bardhi thotë se Biba pranoi të bëhej sekser i Kryeministrit, dhe shantazhoi gjyqtarin e Strasburgut. Ish-ministri teknik i Drejtësisë, thotë se Biba duhet të sqarojë pozicionin e tij në këtë çështje.
Reagimi i plotë:
Biba, perpiqem me sinqeritet ta kuptoj shqetesimin tend personal e familjar, por per kete duhet te kishe menduar diten kur pranove te beje sekserin e Edi Rames, ne aktin kriminal te shantazhimit te gjyqtarit te Strasburgut z. Ledi Bianku, te cilin e konsideron mik! Si jurist, duhej te ishte me se pari, i shqetesuar per reagimin e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, qe sot ka pranuar se sjellja jote ka qene e papershtatshme.
Ti e kupton mire, se ky eshte nje qendrim i forte, dhe kur flitet per sjellje te papershtatshme (ndikim i paligjshem) nuk eshte fjala per denoncimin e opozites, por per presionin qe i eshte bere anetarit te Gjykates se Strasburgut.
Sa per pyetjet qe ke bere, kam pergjigje per secilen prej tyre! Mirepo, nuk kam ndermend te te pergjigjem sepse nuk marr persiper te bej as prokurorin dhe as gjyqtarin, kjo nuk eshte detyra ime!
Ndryshe nga ju z.Biba, qe nga pozita e Kryetarit te Komisionit te Prokurimit Publik, udhetoni deri ne Strasburg per te folur per “ceshtje pronash” (qe as jane fare detyre apo pergjegjesi shteterore e juaja), une nuk zgjedh te bej detyra qe nuk me takojne!
Mendoj se sot nuk jeni ne kushtet te beni pyetje, por te sqaroni pozicionin tuaj ne kete afere, dhe madje te sqaroheni shume perpara opinionit publik.
Meqenese, prokuroria ka njoftuar fillimin e nje hetimi, mendoj qe eshte detyre e saj te jape pergjigje per secilen prej pyetjeve qe shtroni, dhe eshte detyra juaj te tregoni urdheruesin e vertete te atij akti te rende kriminal te shantazhimit te gjyqtarit te Gjykates se Strasburgut! Ky eshte momenti, ku ndryshe sa keni vepruar me pare, nuk mund te beni kompromis! Me gjasa, treni i Edi Rames nuk ju ndalon dot kesaj rradhe ne pozicionin e anetarit te Gjykates Kushtetuese!
Lajmi kryesor:
Akuzat e PD për audio-përgjimin, Biba: Jam i shqetësuar! Bardhi: I bëre presion mikut, u bëre sekser i Ramës
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor, 17:19
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
25 Nëntor, 12:52
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45