Akuzat e PD, Rama-Ristani replika
për njohjet me djalin e Enver Hoxhës

Akuzat e PD, Rama-Ristani replika<br />për njohjet me djalin e Enver Hoxhës
TIRANE - Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike e cila e akuzon se ka lidhje me Ilir Hoxhën, djalin e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, njëherësh babai i Ermal Hoxhës të akuzuar për trafik kokaine.
 
Gjatë intervistës dhënë mbrëmjen e së hënës në “Shqip”, Rama tha: Pyesni avokatin e tij, sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike se çfarë lidhje kam. Pyesni atë që ngatërronte kutitë dhe që rilindja e bëri sekretar të Përgjithshëm se ka qenë avokat i Ilir Hoxhës”.
 
Në këtë deklaratë kryeministri Edi Rama i referohet sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani i cili ka qenë avokat i Ilir Hoxhës në përballjen ligjore me liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.
 
Numri dy i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar vetëm pak orë pas deklaratës së Rama, ku përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan:  Sado të përpiqet Edi Rama t’i ngjajë diktatorit si të ishte biri i tij, midis birit biologjik dhe atij politik ka një ndryshim që Edvini nuk e kapërcen dot: Ilir Hoxha të paktën, atësisë së të birit i del zot, nuk thote si Edvini: ‘ma ka bërë babi’”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim