Bashkia Tiranë-Bashës: Liro ashensorin e zaptuar në pallat. I dhe leje vetes, shtove 1 kat për vete afër Liqenit (Dokumentet)

Pas akuzave të lëshuara nga Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha, për projektin e Unazës së Madhe, se Bashkia i ka dhënë leje ndërtimi për një projekt rezidencial, biznesmenit të akuzuar për trafik droge, Edmond Bego, vjen përgjigjia nga Bashkia Tiranë. Në një reagim për mediat, Bashkia Tiranë hedh poshtë akuzat e ngritura nga PD dhe i quan qesharake, pasi sipas Bashkisë, nuk ka asnjë leje ndërtimi të lëshuar në këtë zonë për Edmond Begon. Bashkia akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, se ka dhënë një lejë ndërtimi për veten e tij, për të ndërtuar një shtesë kati në pallatin ku banon, në afërsi të Liqenit Artificial, mbi katin e 12-të. Bashkia i bën apel kreut të PD-së të lërë të lirë ashensorin që ka zaptuar në pallatin ku banon, duke ua mohuar të drejtën e përdorimit banorëve.

“Bashkia e Tiranës hedh poshtë akuzat qesharake të opozitës në këto ditë të vështira për Partinë Demokratike. Në zonën që përmend Lulzim Basha NUK KA ASNJË LEJE NDËRTIMI TË LËSHUAR NGA BASHKIA TIRANË. Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryetar i Bashkisë Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vet në kat të 13. Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve tek pallatit i tij me pamje nga Liqeni, "-thotë Bashkia në reagim.

Me nota ironie, Bashkia i kujton Bashës se ka firmosur si kryetar Bashkie në vitin 2014, një leje ndërtimi për vetë Lulzim Bashën.

Deklarata e plotë e Bashkisë Tiranë:

Bashkia e Tiranës hedh poshtë akuzat qesharake të opozitës në këto ditë të vështira për Partinë Demokratike. Në zonën që përmend Lulzim Basha NUK KA ASNJË LEJE NDËRTIMI TË LËSHUAR NGA BASHKIA TIRANË. Plani i Përgjithshëm Vendor i çdo qyteti nuk përcakton gjurmët e rrugëve apo vijave ujore, por konceptet dhe drejtimet kryesore të këtyre zhvillimeve. Për përcaktimin e gjurmës së saktë të një rruge apo vije ujore duhet një analizë e mirëfilltë inxhinierike e bazuar në rilevimin e terrenit të zonës si dhe në analiza shkencore hidroteknike. Vetëm pas punës përgatitore inxhinierike mund të hartohet projekti teknik dhe projekti i zbatimit të cilët përcaktojnë me përpikmëri vendndodhjen e rrugës apo vijës ujore. Bashkia e Tiranes ka kontraktuar hartimin e projektit të kësaj rruge, projekti i hartuar nga inxhinierë, pasi ka kaluar dhe oponencën teknike, është miratuar si projekti teknik i cili përcakton me saktësi gjurmën e rrugës pavarësisht orientimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor. Është ky projekt që merr parasysh të gjithë analizën inxhinierike dhe hidroteknike të zonës i cili përcakton saktësisht gjurmën e rrugës e vijës ujore. Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryetar i Bashkisë Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vet në kat të 13. Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve tek pallatit i tij me pamje nga Liqeni. Për t’i kujtuar atij dhe qytetarëve pamjen e një leje ndërtimi bashkëlidhur planvendosja ku Lulzim Basha firmos për Lulzim Bashën, në shkelje flagrante të ligjit të konfliktit të interesit dhe Kodit Civil mbi bashkëpronësinë. Vlen të theksohet se për çështjen e permendur as NUK KA LEJE NDËRTIMI, as NUK PREKET NGA UNAZA E RE. Pra, zona në fjalë nuk preket nga projekti i rrugës të Unazës së Re, pasi ndodhet në Njësinë Administrative nr. 7 dhe është një tentativë e mërzitshme për të ngatërruar një çështje me një tjetër. Njëkohësisht si në shumë zona të tjera të Tiranës Plani i Përgjithshëm Vendor hartuar nga një nga arkitektët më në zë të Europës i lejon të gjithë individëve që nuk e kanë banesën të legalizuar të përfitojnë një apartament në çdo zhvillim që bëhet në tokën e zaptuar - dhe gjithashtu koncepti që nëse një pronë preket nga rruga ajo humb të drejtat e zhvillimit gjithashtu është zhdukur dhe metrat e zëna nga rruga përfitohen të plota nga çdo pronar. Me këtë rast i bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon- gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial. I bëjmë thirrje Lulit të ndalojë gjobat ndaj ndërtuesve – praktikë e njohur e mandatit Basha - pasi që prej 3 vitesh zhvilluesit e qytetit paguajnë një taksë rreth 8 herë më të lartë se ajo që paguanin gjatë mandatit Basha e nuk kanë takat të sajdisin edhe Jamarbërin, Joridën apo shokët e tjerë të partisë.

Plani i shtesës 1 kat, mbi pallatin 12 katësh ku jeton kryetari i PD, Lulzim Basha, miratuar nga Basha
Leja e ndërtimit firmosur nga Basha në vitin 2014, kur ishte kryetar bashkie, për shtesën e një kati mbi shtëpinë e tij ekzistuese në katin e 12-të

 

Më herët, PD akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama, se kanë ndryshuar projektin urbanistik të Tiranës si dhe rrjedhën e lumit Lana për llogari të Edmond Begos, për t'i dhënë një leje ndërtimi, këtij të fundit, në një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë