Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, i cili u shpreh se drejtues të Policisë kontrollojnë parcelat e trafikut të drogës.
 
Policia i kërkon PD-së që ccdo provë t'ia dërgojë Prokurorisë dhe jo të sulmojë politikisht punën e Policisë së Shtetit.  
 
"Për të disatën herë, nga foltorja e subjektit politik  Partia  Demokratike  opinioni  ndjek të njëjtat sulme kundër Policisë dhe drejtuesve të saj. Policia e Shtetit në respekt të këtij opinioni ka vetëm një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: nuk ka asnjë tërheqje në këtë luftë kundër krimit dhe paligjshmërisë.
Edhe për PD-në përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë. Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku politika t'i përmbahet ligjit e institucionet të bëjnë detyrën pa presion politik
", thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com