Akuzat e PD, Rrapaj: Fushatë
shpifjesh, s'kam qenë i dënua

Akuzat e PD, Rrapaj: Fushatë<br />shpifjesh, s'kam qenë i dënua
Agim Rrapaj i cili është në krye të Këshillit të Agrobiznesit, ka hedhur poshtë akuzat e bërë nga selia blu se ka probleme me drejtësinë. Në një deklaratë për mediat, Rapaj ka thënë se nuk ka asnjë problem me drejtësinë apo me Interpolin.
 
Kreu i Këshillit të  Agrobiznesit thotë se kjo është një fushatë shpifjesh nga ana e Partisë Demokratike. Rrapaj thekson se që nga viti 1998 e deri në 2015 në dëshminë e penalitetit të tij nuk ka asnjë fakt që vërteton se ka probleme me drejtëinë.

Gjithashtu ai thotë se kryeminiatri Edi Rama dhe krye parlamentari Ilir Meta nuk kane ndikuar në zgjedhjen e tij në krye të Këshillit të Agrobiznesit.

Një ditë më parë zëdhenësja e selisë blu tha se Rrapaj është dënuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e grantit japonez, por ai ka rilindur dhe se shpejti do të jetë në krah të Ramës në publik.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen