Akuzat e PD se në shkollat e Elbasanit nuk ka ngrohje, përgjigjet bashkia: Në të gjithë fshatrat është e garantuar

PD e degës Elbasan ka denoncuar publikisht Bashkinë e Elbasanit për mungesën e ngrohjes nëpër shkolla. Sekretari i PD Elbasan Bledar Himçi tha se shkollat në Elbasan dhe fshatrat nuk kanë ngrohje në këto ditë të ftohta. Ai vazhdoi deklaratën e tij duke theksuar se do të kishte qenë e udhës që 200 milion leket e shpenzuara për zbukurimin e qytetit të ishin investuar për ngrohjen e fëmijëve në shkolla.

 “Denoncoj papërgjegjshmërinë e bashkisë Elbasan për mungesën e ngrohjes në shkolla. Një pjesë e konsiderueshme e shkollave të qytetit por dhe në fshatra vazhdojnë të jenë pa ngrohje. Do të kishte qenë e udhës që 200 milion leket e shpenzuara për zbukurimin e qytetit nga një kompani fantazmë të shpenzohej për ngrohjen e fëmijëve tanë në shkolla.”, tha Blendi Himçi Sekretar PD/Elbasan.

Ndërkohë pas denoncimit nga PD ka reaguar dhe Bashkia Elbasan nëpërmjet një deklaratë me shkrim.

“Nisur nga temperaturat e ulëta të ditëve të fundit, vëmendja kryesore e Bashkisë së Elbasanit është drejtuar në institucionet arsimore për të mbajtur në monitorim ngrohjen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

Në të gjitha fshatrat ngrohja është e garantuar. Në ato shkolla ku mungojnë sistemet e ngrohjes, ngrohja bëhet me dru zjarri. Bashkia e Elbasanit ka kryer furnizimin me dru zjarri të shkollave që në muajin nëntor.

Përsa i përket qytetit, Bashkia e Elbasanit ka pajisur me sisteme ngrohje me pelet të gjitha shkollat të cilat janë rikonstruktuar totalisht.

Përveç sistemit të ngrohjes shkollat janë të pajisura dhe me sistemin kapot të efiçensës së energjisë duke garantuar ngrohtë në dimër dhe freskët në verë.

Përsa i përket shkollave të cilat ende nuk janë të pajisur me sisteme ngrohje, Bashkia e Elbasanit ka lejuar përdorimin e ngrohjeve alternative me energji elektrike, kostot e të cilave mbulohen nga bashkia. Kjo është një mënyrë provizore për të përballuar temperaturat e dimrit.

Rikonstruksionet totale të shkollave kanë një kosto të madhe dhe nisur nga kjo, Bashkia ka përcaktuar prioritet e ndërhyrjeve në shkolla.

Bashkia e Elbasan kërkon bashkëpunimin e të gjithë prindërve me sugjerimet, mendimet dhe ankesat e tyre për çdo problem në shkollë.”

Gazetarja e Report TV Tatjana Xhahysa ishte në shkollën 9 vjeçare “ Sule Harri” në qytetin e Elbasanit dhe nxënësit e pyetur në prani të prindërve thanë se nuk kanë ngrohje në klasa.

“Jo nuk ngrohemi, jemi pa ngrohje. Na erdhën disa rregullues por nuk e rregulluam”, tha një nxënës

“Jo jo s’ka ngrohje në klasë, s’kemi pasur fare”, tha një tjetër nxënës

Gjatë ditëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe ngrohja në klasa është e domosdoshme për nxënësit dhe që të bëhet e mundur zhvillimi i mësimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion