Akuzat e PD-së për Thumanë-Kashar/ Braçe-Bashës: Aty s'po punohet, si mund të vidhet? A e mban mend këtë kontratë? (FOTO)

Akuzat e PD-së për Thumanë-Kashar/ Braçe-Bashës: Aty s'po punohet, si mund të vidhet? A e mban mend këtë kontratë? (FOTO)

TIRANË- Zëvendës kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të bëra nga krei i PD-së Lulzim Basha, sipas së cilit qeveria po vjedh me anë të rrugës Thumanë-Kashar.

Në një reagim për mediat, Braçe shkruan se se një akuzë e tillë është krejtësisht e pavërtetë, kjo kjo rrugë nuk është në ndërtim, e për pasojë, nuk ka se si të vidhet.

Duke u ndalur tek akuzat e njëpasnjëshme që Basha ka bërë mbi rrugën Milot-Baldrrën, Orikum-Dukat, Braçe i është përgjigjur duke publikuar dokumentin e rrugës Rrëshen-Kalimash, nga ku qeveria e asaj kohe, kur Basha ishte ministër i Transporteve, për të cilën është paguar më shumë se 900 mln euro, nga 418 euro që ishte kostoja e synuar e rrugës.

Më herët qeveria njoftoi se është tërhequr nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, një projekt prej 225 milionë euro dhe se fondi i përcaktuar për këtë aks do të vendoset në funksion të "Paktit për Universitetin".

"LYRZIM, A E MBAN MEND KETE KONTRATE?
LYRZIM, A E MBAN MEND KETE TABELE?
Eshte kontrata e ndertimit te rruges RESHEN-KALIMASH;
Eshte tabela ne kontrate-faqe 151,
E KOSTOS SE SYNUAR:
418 MILION EURO!
NE FAKT TI PAGOVE PER TE
900 MILION EURO E CA ME SHUME!
Vec per kete segment!
Te lexova dje per segmentin 
THUMANE-KASHAR;
Shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer, mbi 200 milion euro!
Pas teje dhe nje gazete sot,
shkruante se ne THUMANE-KASHAR,
qeveria ka faturuar-fakt i kryer,
mbi 200 milion euro!
E para gje;
Rruga Thumane -Kashar nuk po ndertohet, nuk ka nisur te ndertohet,
nuk ka asnje volum punimesh,
per pasoje,
AS KA FATURUAR KUSH E 
AS KA PAGUAR KUSH 
QOFTE EDHE NJE QINDARKE NGA PARATE E BUXHETIT TE SHTETIT!
Pra ZERO LEKE, ZERO EURO!
Perkundrazi, 
kjo Qeveri, sot eshte ne gjyq me kompanine Gener 2 qe 
i kerkon fitimin e munguar per 
anullimin e asaj kontrate!
E ben dot dallimin Lyrzim?
Tabela ne foto, 
ne faqen 151 te Kontrates se Ndertimit te Autostrades Rreshen-Kalimash,
ka nje vlere te synuar prej 
418 milone eurosh;
Ti gjate prokurimit e me pas ndertimit,
e cove ne 900 milion euro,
ATA FATURUAN DHE TI PAGOVE FATURE ME FATURE DERI NE 
900 MIOLION EURO!
Ky eshte fakti i kryer Lyrzim!
Vlera e synuar, vlera e faturuar, 
vlera e paguar, rruga ashtu e ndertuar!
Me gjen dot nje fature te paguar per rrugen Thumane-Kashar Lyrzim?
Nese nuk ndertohet e nuk paguhet,
si vidhet?
Ne dosje bashke me kontraten,
kam akuzen e ngritur ndaj teje nga Prokuroria e Republikes;
ATY TREGOHET SI ESHTE VJEDHUR!
ASHTU ESHTE VJEDHUR NE RRUGE!
PERGJEGJESI PER VJEDHJEN SIPAS PROKURORISE, JE TI!
Bindju ligjit e dorezohu para gjykates Lyrzim!",
shkruan Braçe. 

Postimi i plotë i Erion Braçes

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 09/08/2019 18:07

    Dhe hajdut dhe kriminel dhe genjeshtar te gjitha titujt i keni se jeni b-ajka e Shqiperise.Atje ku do veni(ne burg)merni dhe "vaseline"me vete se ku i dihet ndonjeri prej jush mund ta kete per here te pare.Hajt pra se dhe burgu per pordhitikane eshte Urimet e mia te sinqerta per nje burg te kendshem Luli Liro Mona dhe arqi mafiozi Sala.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë