Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi raportoi në Komisionin e Ligjeve, lidhur me ecurinë e ngritjeve të institucioneve të reja, siç janë ato të SPAK dhe të BKH.
Në këtë seancë, Ibrahimi ka folur ndër të tjera edhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama për një grup të rrezikshëm kriminal që vepron në sistemin e drejtësisë, prokurorë e gjyqtarë që ende nuk e kanë kaluar vettingun, të quajtur KÇK , (Kap Ç’të Kapësh).
Këto akuza të Ramës, Ibrahimi i ka quajtur si politike dhe që është e pamjaftueshme për të nisur një proces gjyqësor.
“Kryeministri Edi Rama bëri një akuzë të përgjithshme dhe politike, si të tillë e kemi trajtuar edhe ne. Nuk është se po bëjmë një hetimit të thelluar, por po e shohim në përgjithësi. Nuk mjafton për të bërë gjyq”,-u shpreh Ibrahimi në Komisionin e Ligjeve.
Për ngritjen e institucioneve të reja, Ibrahimi u shpreh se po pritet që të emërohen prokurorë të tjerë, pasi 8 të cilët tashmë janë pjesë e SPAK, do e kishin të pamundur për të hetuar volumin e dosjeve që janë në tavolinë, çka sipas tij do të sillte një mbikarkesë në punën e tyre.
“Tani që flasim kemi 8 prokurorë që mund ti emërojmë të cilët kanë kaluar vettingun nga 15 kandidatë. Dhe në momentin që i emërojmë SPAK fillon punën. Por, nëse i emërojmë këta 8 prokurorë në SPAK, atëherë i bie që çdo prokuror do të ketë mbingarkesa shumë të madhe”, u shpreh Ibrahimi.
Duke mos dhënë një afat të caktuar, Ibrahimi u shpreh se shumë shpejt do të jetë në funksion SPAK, ndërsa krijimi i BKH, do të marrë kohë më të gjatë.
“Shumë shpejt do të kolaudojmë në krijimin e SPAK. Procesi i krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë i gjatë”-deklaroi Ibrahimi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12002
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijojnë punimet tek Galeria e Arteve në Tiranë, mbaron në tetor! Kryeministri Rama i sheh nga afër
23 Shkurt, 11:02
-
Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë! Rama apel shqiptarëve në Greqi: Kthehuni, në ndërtim e turizëm do t’u dalë më mirë
23 Shkurt, 08:09
-
Presidenti i Emirateve të Bashkuara, sot në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët
23 Shkurt, 07:51
-
Nesër për herë të parë në Tiranë Presidenti i Emirateve Arabe, Rama: Sheiku Zayed, donatori më i madh dhe mik i shqiptarëve! Gur kilometrik, do vendosim piketa të tjera (VIDEO)
22 Shkurt, 18:22
-
Rama në Fier, fton emigrantët që merren me bujqësi të kthehen në vend: Ju siguroj se ju del më mirë llogaria
22 Shkurt, 14:24
-
Spartak Ngjela: PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?
22 Shkurt, 13:30
-
Rama bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Çdo diskutim për Ukrainën me pjesëmarrjen tonë, edhe BE të jetë pjesë e negociatave për paqen
22 Shkurt, 13:02
-
‘Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë’, Rama batuta me shkodranët: Do ta lë me shkrim, edhe për së vdekmi jo
22 Shkurt, 11:32
-
Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Punime edhe në argjinaturën e lumit Seman
22 Shkurt, 11:30
-
'Hollivudi në Tiranë', dy artistët amerikanë serial për Shqipërinë! Rama në ‘Flasim’: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët
22 Shkurt, 09:26
-
A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?
21 Shkurt, 21:55
-
Dudushi në Report Tv: Veliaj menaxher i shkëlqyer i Tiranës, SPAK la qytetin pa kryetar! PS merr fitoren më 11 maj! Sulo: SHBA u tërhoq nga Prokuroria e Posaçme
21 Shkurt, 19:58