Akuzat e Salianjit për kate pa leje, reagon ‘Geci sh.p.k’: S’ka asnjë cm pa leje në godinën 33 katëshe! Do ta padisim për shpifje, sulmi për gjobvënie

Pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, se në mes të Tiranës, në Godinën prej 33 katesh pas “Tirana International Hotel & Conference Center”  janë ndërtuar kate pa leje, ka reaguar kompania ndërtuese.

Kompania ndërtuese ‘Geci Sh.p.k’ sqaron opinionin publik se nuk është ndërtuar asnjë centimetër pa leje. Në një reagim zyrtar shoqëria “Geci sh.p.k” thotë se fton Salianjin, që të bëjë numërimin e kateve në Godinë dhe verifikimin e gjithë dokumentacionit të poseduar nga ana e shoqërisë. 

Mbi këtë qëndrim publik, Shoqëria “Geci sh.p.k”, shton se do të bëjë padi për shpifje dhe dëmtim të imazhit ndaj deputetit Ervin Salianji duke e vlerësuar se e gjitha është një sulm për gjobvënie.

Në përfundim, në reagimin publik, Geci thotë se “deklarata për shtyp e Deputetit të PD-së, nuk është gjë tjetër veçse një dezinformim i përsëritur i publikut dhe krijimi i perceptimit të gabuar të tij, duke cenuar publikisht në media emrin dhe imazhin e kompanisë”.

‘Shoqëria “Geci Sh.p.k”, si Investitor në Ndërtimin e “Hotel InterContinental Tirana”,  dëshiron të sqarojë opinionin publik, mbi deklaratën papërgjegjshme dhe abuzive të Deputetit të PD-së Ervin Salianji  dt,29.09.2022,  transmetuar në të gjitha mediat publike në vend, ku deklaron në mënyrë krejtësisht Abuzive se: Në Godinën prej 33 katesh Mbrapa “Tirana International Hotel & Conference Center”  janë ndërtuar kate pa leje!.

Ju bëjmë me dije se Shoqëria “Geci sh.p.k”, në cilësinë e Investitorit të Hotelit InterContinental Tirana, është zotëruese e lejes së Ndërtimit me Nr. A-29978/7 datë 18.03.2019, cila ka të miratuar Godinë me 33 Kate me destinacion Hotel me 5 yje Luxury, tashmë me Brandin ‘InterContinental’.

Nga Autoritetet kompetente në mbikqyrjen e Territorit si IKMT dhe IMT Tiranë, janë bërë kontrolle, verifikime dhe Inspektime në të gjitha fazat e lejes sipas legjislacionit në fuqi. Nga aktet e konstatimit është vërtetuar se: Shoqëria “Geci sh.p.k”, nuk ka ndërtuar as një centimetër pa leje, aq më pak kate pa leje.

Gjithashtu Shoqëria “Geci sh.p.k” është e hapur dhe fton Deputetin Salianji si dhe të gjithë të interesuarit, përfaqësues të shoqërisë civile, mediave apo kujtdo të interesuari, që të vijnë dhe të bëjnë numërimin e kateve në Godinë dhe verifikimin e gjithë dokumentacionit të poseduar nga ana Jonë.

Për sa më sipër Shoqëria “Geci sh.p.k”, deklaron se do ti drejtohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, për Veprën penale të Shpifjes, Dëmtim të Imazhit, ndaj Deputetit të PD-së Ervin Salianji për deklaratat e dhëna në drejtim të kompanisë Tonë.

I kërkojmë Autoriteteve kompetente si Dhomës së Tregtisë Tiranë, Mediave Audiovizive dhe të shkruara, Institucioneve Shtetërore që mbulojnë fushën e biznesit, që të sensibilizojnë opinionin publik për këto sulme me karakteter “Gjobvënie” ndaj biznesit, të ushtruara nga Deputetë apo Funksionarë Politikë të cilët krijojnë ndjesinë e Dhunimit, Shantazhit, Grabitjes si dhe Përçmimit të biznesit të ndershëm dhe taksapaguesve të këtij vëndi!

Deklarata abuzive të kësaj natyre dëmtojnë në formë të drejtëpërdrejte imazhin dhe partneritetin e Shoqërive Shqiptare në raport me Shoqërive Partnere Ndërkombëtare.

Për sa më sipër, deklarata për shtyp e Deputetit të PD-së, nuk është gjë tjetër veçse një disinformim i përsëritur i publikut dhe krijimi i perceptimit të gabuar të tij, duke cënuar publikisht në media emrin dhe imazhin e Shoqërisë “Geci sh.p.k”.’- thuhet në reagimin e kompanisë Geci Shpk.

Një ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga sheshi ‘Skënderbej’, akuzoi sërish qeverinë për nismën e sekuestrimit të ndërtimeve pa leje. Salianji u shpreh se sipas lejes së kryeministrit dhe KKT-së kulla ka lartësi 33 kate, por e shikoni që ka më shumë sesa aq. ‘Si ka guxim në mes të Tiranës të ndërtohen shtesa mbi shtesë dhe kryeministri të bëjë sikur gjithkush veç tij e ka fajin.’- tha Salianji.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale Nr.10: 30/09/2022 21:13

    Nuk eshte ne burg si intrigant dhe çoifes ordiner?!

    Përgjigju
  • ylberi: 30/09/2022 14:37

    Nxirrjani tregojani se ska me ca kapet e ka fillu kap kto majat qe i ka qejf

    Përgjigju
  • ilirjan: 30/09/2022 14:36

    Hidheni ne gjykate kete mashtrus ordiner se vetem fyen edhe shpif

    Përgjigju
  • Besi: 30/09/2022 14:29

    Patjeter o salianji deri dje genjeje per lulin sot genjen per saliun

    Përgjigju
  • Jani: 30/09/2022 14:29

    Ku salianji nuk la politikan pa lepire e tani behet laroja i tyre dhe deklaron gjera te paverteta

    Përgjigju
  • Luan: 30/09/2022 14:00

    Eshte babale salianji a akoma se ke marre vesh ti , ka vu gjoba ne gjith europen , i ka vu edhe grides HAHAHAHAH

    Përgjigju
  • Alban: 30/09/2022 13:58

    Plasja o ram geci kti kelyshit te nevojtores qe tiu behet msim se vetem me shpif dijne.

    Përgjigju
  • oris: 30/09/2022 12:15

    salianji rrena esht msu te flasi ngaqe e mso partia vet prndj

    Përgjigju
  • elsa: 30/09/2022 12:14

    ishalla i fusin ne burg keto te pd se vetem per mashtrime dhe shpifje jane

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 30/09/2022 22:12

      A je burre, a ke koqe, apo nuk ke. Ky mashtrues i peshtire meriton jo gjyq vetem, ate po e po, por edhe nje dru ne nje cep, por dru vendce. Ky ose nuk e di, ose ben sikur, qe Internstional Brand dhe sidomos hotelet e kesaj kategorie, jane projekte tip, qe nga struktura, te mobilimi i brendeshem. Ndryshe nuk ta jep licensen, pervec personelit, qe edhe ai vec menagementit, ka edhe nje perqindje personeli. Krahasoje me Rognerin, qe eshte nje mize para ketij. Pra, drurin e ka hak, nese je burre malcie. Do te adhuroje i gjithe populli.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë