Akuzat e Tahirit për gjykatësit
Naço: Kemi nisur hetimet
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço konfirmon se ka nisur hetim pas denoncimeve të Ministrit Tahiri për gjykatësit që kanë liruar nga burgu persona të rrezikshëm. Disa ditë më parë, Tahiri i kërkoi Presidentit Nishani të inspektojë vendimet e dhëna nga gjykatësi i Kavajës Osman Aliu dhe vendimet e Apelit për Gjin Nikën. (Në foto: Ministri Naço sot, gjatë konferencës)
TIRANE- Ministri Drejtësisë Nasip Naço deklaron se ankesat e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri për vendimet e gjykatave shqiptare, janë të drejta pasi janë liruar persona me precedent penale nga gjykatat dhe konfirmon se tashmë kanë nisur hetimet. Disa ditë më parë, ministri i Brendshën Saimir Tahiri i dërgoi një letër presidentit Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të KLD, të inspektojë për vendimet e dhëna nga gjykatësi i Kavajës, Osman Aliu, dhe vendimet e Apelit për Gjin Nikën.
“Inkurajoj ministrin Tahiri për rastet e evidentuar dhe për këtë kemi nisur inspektim. Presim raportin përfundimtar për vendimet e gjykatës, por theksoj se jemi të vendosur për të luftuar padrejtësinë. Edhe për rastin e Gjin Nikës ka nisur një inspektim. Më është konfirmuar nga KLD që ka nisur inspektimi. Dua të them se vonesat në seancat gjyqësore janë të patolerueshme. KLD të reagojë, gjyqësori duhet t’i përgjigjet qytetarëve. Pas raportit, do të shikohet ku ka shkelje dhe do procedohet”, tha ministri Naço.
Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kërkoi nga ministri Naço të nisë verifikimet për vendimet e gjykatësit të Kavajës Osman Aliu dhe vendimin e Gjykatës së Apelit, ku kjo gjykata liroi të dyshuarin si vrasës me pagesë Gjin Nikën, ku pak ditë pas lirisë, Nika u ekzekutua në një atentat mafioz.
Këto qëndrime Naço i mbajti në konferencën me temë vonesat në sistemin e drejtësisë ku deklaroi se aktualisht sistemi i drejtësisë lë për të dëshiruar dhe kërkohen një reformim, i cili duhet të filloj nga orari i punës. Pasi sipas Naços gjyqtarët nuk respektojnë oraret zyrtare. Me ndihmën e USAID dhe
OSBE- në takimin e zhvilluar në ministrin e Drejtësisë u anonçuan dhe rezultatet e një projekti pilot realizuar në Gjykatën e Krujës ku ka rezultuar se 47 % e proceseve gjyqësore në këtë gjykatë janë jo produktive.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15