Akuzat e UEFA-s, Sula: Unë jam
i pastër, autorët të dënohen/ VD

Akuzat e UEFA-s, Sula: Unë jam<br />i pastër, autorët të dënohen/ VD<br /><br>
Ish-deputeti i PD Dashnor Sula, një nga ish-donatorët e klubit të futbollit Shkumbini i përmendur në raportin e UEFA-s për trukime ndeshjesh me ekipin e Skënderbeut ishte i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Dashnor Sula u shpreh se pavarësisht përmendjes në raport është i qetë dhe i pastër. Ai tha se nuk ka asnjë marrëdhënie me drejtuesit e Skënderbeut dhe se ne jetën e tij nuk ka vendosur asnjëherë loto. Dashnor Sula tha gjithashtu se nuk ka pirë asnjëherë kafe me Presidentin e ekipit të Skënderbeut, ndërsa nuk i përket as ‘klanit Bode’ në PD, pasi asokohe është cilësuar si pjesë e grupit të ‘Topit’ në PD.

Nuk është diçka e këndshme të dëgjosh gjëra të tilla në bazë të arritjeve të futbollit shqiptar, është shumë e rëndë dhe për imazhin dhe klubet shqiptare që do të marrin pjesë më vonë në Europë. Kjo situatë meriton burgosje se është vepër penale. Të zbardhet e vërteta, nuk kam lidhje me trukimet, madje në dy ndeshjet që flitet nuk kam qenë fare. Nuk kam asnjë marrëdhënie me Presidentin e Klubit të Skënderbeut.

Unë jam i qetë, i pastër si kristal dhe nuk kam vendosur kurrë një loto. Reagim im është i qetë i kthjellët, kristal, kam qenë njeriu që nuk kam toleruar kurrë, raporti për të qenë korrekt thuhet që ka trukuar Skënderbeu pa dijeninë e klubeve të tjera, në të dyja këto ndeshje nuk kam qenë asnjëherë. Për të trukuar një ndeshje duhet të kesh elementë përbërës lidhës, pa dashur trajneri, presidenti, lojtarët nuk bëhet.

Dy ndeshjet e kampionatit dhe të kupës 2011-2012, ekipi i Skënderbeut ka qenë ekip i konsoliduar, ne luftonin për të mbijetuar ndeshjen në Korçë, po të kishte fituar Shkumbini, ka humbur penallti Kotorri dhe ka fituar Skënderbeu, nga krahu i klubit 100 për qind që ne nuk kemi qenë pjese” deklaroi ai.

Dashnor Sula i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë rastet ndër vite, pasi tabulatet telefonike ekzistojnë. “Prokuroria duhet të ngrejë një strukturë të posaçme të hetuar, përgjuar dhe gjurmuar. Janë  të gjitha tabulatet edhe nga e kaluara, plus që hajduti po hajdut mbetet, pavarësisht viteve që kalojnë dhe kamuflimit”.

Për gazetarin Fatjon Shehu sapo është hapur kutia e Pandorës. "Mund të ketë dënime për klubet shqiptare, pasi do të kryhet një hetim i mirëfilltë. Kjo akuzë ka ardhur në datën 7 pikërisht në ditën e zgjedhjeve, po flasim për  një klub që ka shkuar në Europë, sponosori  gjeneral Armand Duka  është aksioner dhe e komplikon akoma situatën. Një klub i cili  është akuzuar nga UEFA. Zoti Fino ndoqi një rrugë më të ndershme të fushatës së tij elektorale, zgjodhi mos të cënonte klubin, integritetin duke mos shpresuar të ishte e vërtetë. Pretenca nga UEFA tregon se po hapet kutia e pandorës për futbollin shqiptar” deklaroi ai.

Ndërsa Tani Kona u shpreh se “është një njollë e zezë për futbollin shqiptar. Në momentin që kjo certifikohet dhe UEFA jep vendimin për Skënderbeun do jetë njollë  në futbollin shqiptar, por kjo do ngelet një njollë e zezë dhe do ngelet përherë”. UEFA kërkon dënimin e Skënderbeut me përjashtim 10 vite, pasi e akuzon se ka fiksuar mbi 50 ndeshje në Shqipëri dhe në Europë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City