Akuzat e Xherdan Shaqirit në 2012: Si na kërkonte para Duka për t’u bërë pjesë e Kombëtares, ai duhet të gjykohet

Akuzat e Xherdan Shaqirit në 2012: Si na kërkonte para Duka për t’u bërë pjesë e Kombëtares, ai duhet të gjykohet

Xherdan Shaqiri është ndër lojtarët e pakët që ka zgjedhur të mos heshtë duke hedhur akuza të rënda ndaj Armand Dukës në lidhje me afrimet në Kombëtare.

Pas përfundimit të ndeshjes që Zvicra zhvilloi kundër Shqipërisë në vitin 2012, i pyetur nga gazetarët e huaj se a do të kishte dëshiruar që të ishte pjesë e kombëtares Shqiptare edhe pas disfatës, ai u shpreh:

“Me gjithë dëshirë. Po të mos ishte Armand Duka kryetar, unë sot isha pjesë e Kombëtare. Edhe pse nuk më është ofruar asnjëherë një ofertë nga Shqipëria, ne përsëri kërkuam që të jemi pjesë e Kombëtares Kuq e Zi, dhe kur ne aplikuam për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare, Armand Duka na kërkoi nga 15 000 euro për të qenë pjesë e tyre. Unë jam dhe do të vdes Shqiptar”, është shprehur Xherdan Shaqiri në një intervistë në 2012.

Ai ka thënë se kundër Armand Dukës duhet të ngrihet padi gjyqësore, pasi një veprim i tillë nuk duhet lejuar nga Shteti Shqiptar.

Ndërkaq edhe Granit Xhaka përmes Tëitter ka thënë se: “Historinë time me kombëtaren Kuqezi veç Armand Duka e di më së miri”, duke lënë kështu hapësirë për dyshime.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF was that?: 03/02/2022 20:10

    Duka nuk eshte engjell por Shaqiri dhe Xhaka genjejne .Si ka mundesi qe Lorik Cana dhe talente te tjere kosovare erdhen ne kombetare ?Mos valle paguan Duken per tu bere pjese e kombetares ?Po Januzaj te cilit iu luten dhe ai e drodhi e vajti luajti per Belgjiken?Fakt eshte se supertalentet shqiptare ne bote Shqiperine e Kosoven I kane si opcione rezerve kur kombetaret e vendeve ne te cilat jane rritur nuk i therrasin. Kjo fushate kunder Dukes nuk eshte konkurrence per nje nje post por gurmazprerje per te shkaterruar tjetrin .Nuk e di se c’fiton futbolli nga Kjo urrejtje e paster qe eshte helm shpirteror .

    Përgjigju
  • aleksadros: 03/02/2022 15:37

    ne edime se kemi vetem politikanet te korruptuare ,aty qenkan te gjithe plera hyy llumi ii

    Përgjigju
  • Mondi: 03/02/2022 09:32

    Per mua nuk eshte cudi sepse si armand duka arsyeton dhe vepron cdo drejtor ne administraten shqiptare.korrupsioni eshte bere pjese e kultures tonem dhe me e bukura ka filluar te mendohet te behet virtut i shoqeris shqiptare ipranuar gjeresisht

    Përgjigju
  • Iris: 03/02/2022 03:05

    Ky eshte nje rast i mire dhe mundesi qe te gjithe ata sportiste qe Duka u ka kerkuar para te mblidhen e te flasin hapur,nuk ka me arsye te heshtin.SPAKU duhet te filloje hetimet.

    Përgjigju
    • Pjeter: 03/02/2022 09:41

      Per fat te keq nuk eshte kompetence e SPAK-ut,Duka mund te implikohet vetem po dolen element korruptive te tij me qeverritare,politikane,per krim te organizuar si mafia,droga.Duka eshte nje zgjebes i pa ngopur,por jo idiot,eshte shume dinak,eshte kompetence e prokurorive,ne kete rast Tiranes,gje qe po heton si rezultat i kallzimeve,por edhe prokurorite e disa rretheve kan marre kallzime penale kunder persona te caktuar mga FSHF per zgjedhjet e fundit.Duka shfrytezon ne maksimum boshlleqet ligjore,dhe atehere kur eshte dashur te vihet dore nga ministria e sporteve te atehershme,Bllater e Platini e kercenuan Shqiperine me perjashtim nga kompeticionet,gje qe ndodhi per nje dite app dy ne mos gaboj per te treguar qe e kishin seriozisht.Sot Duka eshte ne UEFA,dhe kjo ndikon shume politikisht,duhen prova te sigurta perndryshe ç'do gje del ne favor te tij,sepse UEFA,nuk ka qef te behet pis nga nje antar i korruptuar,pa prova bindese e mbron pa hezitim,e Ceferin vjen ne Tirane per te pare nga afer situaten,dhe te shofim ç'fare do thote ne ditet pas vizites,akuzat jane te forta. Bota e di mire se si akuzojne shqiptaret njeri tjetrin,duke zhvleresuar akuzat e renda ne normalitet,duhen prova te forta per ta heq qafe kete matrapaz te rendomte nga futbolli,fjalet i merr era.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë