Akuzat, këmbëngul Federbet:
Humbja e Kukësit e dyshimtë 

Akuzat, këmbëngul Federbet:<br />Humbja e Kukësit e dyshimtë 
Federbet s’ndalet, akuza sërish për Kukësin për miqësoren e fundit të kampionëve të Shqipërisë, që të martën u mposhtën 0-6 nga Dinamo e Moskës. Edhe miqësorja e katert në tokën austriake, nuk i ka shpëtuar sinjalizimit të Federbet, me sa duket nuk ka mjaftuar komunikimi zyrtar i pak ditëve më parë mes Kukësit dhe UEFA-s ku klubi shqiptar duke akuzuar për shpifje të qëllimshme nga ana e Federbet shprehej i gatshëm për një hetim nga UEFA apo edhe që takimet e tij të mos kuotoheshin fare në kompanitë e basteve.

Nuk ka mjaftuar madje as inisiativa e Kukësit për t’u përballur në rrugë ligjore duke kërkuar një dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për prishje të imazhit pasi edhe pas miqësores me Dinamon e Moskës, Federbet sërish ka akuzuar Kukësin për ndeshje me rezultat të dyshimtë, kjo e bazuar në luhatjen e basteve. Gjithsesi Federbet i ka ulur tonet pasi nuk akuzon në mënyrë direkte për një ndeshje të trukuar, por flet për një ndeshje të dyshimtë ku ka patur luhatje jo normale të fluksit të basteve, ndërsa këtë herë e nis komunikatën me një lloj shfajësimi në lidhje me akuzat e bëra ditë më parë nga klubi kuksian ndërsa shkruan: “Sërish, asgjë personale. Të ndëruar miq, ne ju respektojmë të gjithë dhe kurrë nuk postojmë lajme për të fyer tifozët apo skuadrat e tyre të preferuara. Në Federbet ne nuk i ndajmë skuadrat nga shtetet, kampionate apo ndonjë mënyrë tjetër. ne thjesht vëzhgojmë lëvizjet e kuotave ekstremisht të dyshimta në gjithë botën e sportit.

Ne kemi pyetur shumë herë për një ndeshje apo një tjetër: Ishte e trukuar apo jo? Ne reagojmë duke kontrolluar gjithë sugjerimet. Natyrisht bota e sportit është plot rezultate të papritura e ndjesi, por nuk është ky treguesi i një ndeshje të fiksuar për cështje bastesh”. Ne kontrollojmë kuotat dhe treguesi ynë janë lëvizjet e cuditshme të tyre. Ne dëshirojmë të përsërisim se ne nuk kemi antipati personale për futbollin shqiptar në përgjithësi, apo për klubin e Kukësit në vecanti, por ne duhet të themi që dje kapët të tjera lëvizje të mëdha fluksesh në ndeshjen e tyre. Jemi duke folur për ndeshjen Dinamo e Moskës – Kukësi 6-0, dhe flukse të mëdha bastesh për një numër të madh golash që do të shënoheshin. Dikush me të vërtet e priste golin e 5-të dhe të 6-të në këtë ndeshje. Federbet jep dhe linkun në Youtube ku mund të shihet ndeshje në fjalë ndërsa e mbyll komunikatën duke përsëritur: Ne thjesht vëzhgojmë flukset, të fajësosh Federbetin është shumë më e lehtë se sa të kuptosh problemin.

REAGIMI I KUKESIT
Klubi i Kukësit reagoi menjëherë pas akuzës së radhës nga Federbet, që ngriti sërish dyshime për humbjen 0-6 të veri-lindorëve në miqësoren me Dinamon e Moskës, për lëvizje të dyshimta të koeficientëve të basteve. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, kampionët e Shqipërisë iu përgjigjën atyre që i cilësojnë “akuza absurde, por edhe retorika boshe dhe akuza të shkruara pa fakte nga persona që janë të zhytur deri në fyt”. Në reagimin e tij, Kukësi i quajti akuzat dashakeqe dhe të njëanëshme, si edhe ka sfiduar Federbet që të publikojë fakte për çrregullimet e pretenduara të basteve.

“Ndryshe nga Federbeti, që duket sikur gjen nxitje nga egoja dhe dëshira e sektorëve të caktuar që i frymëzojnë edhe nga Shqipëria, për të ‘nxirë’ ekipin e Kukësit, ne kemi kontrolluar dhe pyetur edhe specialistë të fushës. Asnjë çrregullim bastesh, në asnjërën nga ndeshjet e pretenduara”, theksohej në qëndrimin e klubit. Bazuar edhe në qëndrimin e presidentit Safet Gjici të pak ditëve më parë, kampionët e Shqipërisë premtuan se “lufta e tyre nuk do të bëhet në facebook apo me fjalë boshe”, por se ata janë të vendosur “ti shkojnë deri në fund kësaj çështje në rrugë ligjore”. “Nuk lejojmë askënd që të njollosë emrin e ekipit të Kukësit, pasi kemi qenë lokomotivë e ekipeve shqiptare në Europë duke i dhënë mësim të gjithëve se mund të ecësh dhe të fitosh edhe me pastërti. Ftojmë Z. Francesco Baranka të ndjekë nga afër të gjitha ndeshjet e Kukësit, pasi atëherë edhe relacionet e tij, ndoshta do të ishin më reale dhe do të merreshin më seriozisht”, thuhej më tej në deklaratë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën