Akuzat, LSI: Salvinin e kërcënojnë me vdekje bandat në Itali, Rama u buzëqesh

Akuzat, LSI: Salvinin e kërcënojnë me vdekje bandat në Itali, Rama u buzëqesh

Foto e publikuar nga Vasili, kercenimi per ministrin italian Salvini

TIRANE-Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili përmes një statusi në faqen e tij në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se bashkëjeton me bandat. Ai shprehet se Ministri Italian i Brendshëm është kërcënuar nga bandat pas luftës që iu shpalli, ndërsa Rama në Shqipëri u buzëqesh dhe nuk vepron kundër tyre, pasi ka frikë.

Salvinin e kercenojne me vdekje bandat,ndersa kryeministrit tone i buzeqeshin. Ministri i Brendshem i Italise Matteo Salvini hapi nje front lufte te pameshirshme ndaj krimit te organizuar,bandave, rafikanteve te droges dhe te qenieve njerezore ne Itali. Rezultatet e tij brenda pak javeve kane qene te jashtezakonshme dhe mbeshtetja e qytetareve italiane per te rritet ne menyre spektakolare,ndersa shqetesimi i bandave te krimineleve me i madh se kurre.

Duke i goditur ne zemer bandat Salvini ai po perballet edhe me kercenimet me vdekje prej te tyre. Ndersa kryeministri i Shqiperise bashkejeton me 40 banda kriminale te deklaruara nga ai vete. Keto banda i buzeqeshin kryeministrit dhe ai ju buzeqesh atyre se kane shume gjera te perbashketa mes vedi. Kryeministri ka frike edhe te flase e jo më ti godase bandat.

Kryeministri,qe ben llafazanin,arrogantin, gojepisin dhe qe kakaris si gjeli ne pleh,kur vjen fjala te bandat rri si pule e hutuar.Kuptohet ka frike. Megjithse Departamenti Amerikan i Shtetit dhe CIA flasin qarte per krimin e organizuar,pastrimin dhe parave te pista i vetmi qe nuk flet,nuk leviz gishtin,nuk vepron eshte vetem ai,kryeministri.

Statusi i Petrit Vasilit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja