Akuzat ndaj Agim Kajmakut/ Prokuroria kërkon dokumentet! PD: I kemi dërguar

Akuzat ndaj Agim Kajmakut/ Prokuroria kërkon dokumentet! PD: I kemi dërguar

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar pasditen e sotme Partisë Demokratike të gjithë informacionet dhe dokumentacionin që kjo e fundit disponon lidhur me akuzat ndaj Agim Kajmakut. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD e cila deklaron se ka depozituar dje dhe sot të gjitha dokumentet që janë publikuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Në kërkesën e saj prokuroria shprehet se dokumentet e PD do të përdoren për të kryer një verifikim të plotë mbi figurën e Kajmakut, ndërsa shprehet se i është kërkuar edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dorëzojë pranë Prokurorisë formularin e vetëdeklatimit të tij, si dhe çdo verfikim që vetë KQZ ka kryer.

"Me shkresën Nr. 125 prot., datë 20.08.2019 nga ana juaj është kërkuar që në zbatim të Ligjit Nr, 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", Prokuroria e Përgjithshme të bëjë verifikim të thelluar të deklarimit të bërë nga subjekti vetëdeklarues z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë.

Kërkesa juaj është protokolluar pranë institucionit  të Prokurorisë së Përgjithshme në datë 23.08.2019, ka filluar procedura e verifikimit të thelluar dhe i është kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përcjellë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Formularin e Vetëdeklarimit të subjektit të sipërcituar, si dhe çdo verifikim paraprak të kryer nga ana e KQZ-së.

Për të kryer një verifikim sa më të plotë, të thelluar dhe të gjithanshëm, Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit Nr. 17/2016, përdor çdo të dhënë në dispozicion të saj, ose i kërkon ato pranë çdo organi apo etniteti tjetër shtetëror brenda apo jashtë vendit. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana juaj  të na vini në dispozicion të gjithë informacionin dhe dokumentacionin që dispononi në lidhje me sa keni pretenduar në kërkesën tuaj  të datës 20.08.2019.

Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë verifikimin me prioritet në zbatim të afateve të parashikuara në ligjin Nr. 138/2015 , "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe vendimin e Kuvendit Nr. 17/2016 dhe në përfundim do t'iu komunikojmë rezultatin e verifikimit", përfundon kërksesa e Prokurorisë.

PD nga ana e saj deklaron se dokumentet që ajo disponon janë dorëzuar ngë Prokurori gjatë ditës së djeshme dhe të sotme nga Gazment Bardhi.

"Partia Demokratike i ka dërguar Prokurorisë të dhëna konkrete mbi të kaluarën kriminale të Agim Kajmakut, kandidat për Kryetar të Bashkisë Vorë, pasi prokuroria kërkoi të dinte hollësi mbi informacionin që posedonte Partia Demokratike. Të dhënat i janë dërguar prokurorisë, përmes dy letrave të ndryshme, njëra ditën e djeshme me dokumentat e bëra publikë sipas vendimeve të Prokurorisë dhe Gjykatës greke, tjetra me dokumentin e nxjerrë nga TIMS që tregon se Agim Kajmaku është i njëjti me personin Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në 2003 dhe me numër pasaporte Z 0148497. Të dyja letrat, ajo e djeshmja dhe e sotmja i janë dërguar prokurorisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili shpjegon të gjithë informacionin e bërë publik nga Partia Demokratike dhe shpreh shqdetësimin e thellë të PD për procedurën antiligjore që po ndjek prokuroria për marrjen e shenjave të gishtërinjve.

Informacioni është pasuruar sot me dokumentin e nxjerre nga TIMS, i cili vërteton në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bshkisë së Vorës është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi në 2003 dhe që ka mashtruar autoritetet greke për atësinë dhe amësinë, por nuk ka mundur ta çojë mashtrimin deri në fund për shkak të pasaportës.”

PD i ka kërkuar prokurorisë të veprojë me shpejtësi për zbardhjen e të vërtetës, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasit Agim Kajmaku për krimin e kryer në Greqi dhe për krimin e falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit. Gjithashtu, PD ka shprehur shqetësimin e thellë për procedurën e dyshimtë dhe të paligjshme që po ndjek prokuroria, edhe në rastin e  verifikimit të Agim Kajmakut, të cilit i ka kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Në emër të PD, ai i kërkon zyrtarisht organi i prokurorisë që të informojë PD dhe opinionin publik mbi arsyet e ndjekjes së një procedure të paparashikuar nga ligji, si dhe të veprojë me efikasitet dhe shpejtësi në zbardhjen e të vërtetës", thuhet në reagim e PD.

Kerkesa e prokurorise se Pergjithshme per PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 27/08/2019 22:40

    Po ky eshte Gazi ai b... q .... Kavajas

    Përgjigju
  • Para Laci: 27/08/2019 19:24

    Po' qene kaq burre ky Kajmaku merr nje tv me vete dhe kalon live ne kakavij, dhe ateher mos ta rruj per PD

    Përgjigju
  • Robert: 27/08/2019 18:28

    Prokurori leshi! Ti gjeje opozita dokumentet????? Vk jeni bere

    Përgjigju
  • Populli: 27/08/2019 17:23

    Ku ne te s'emes i kane derguar keta plehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja