Akuzat ndaj Lu, reagon DASH:
Jemi besimplotë te ambasadori

Akuzat ndaj Lu, reagon DASH:<br />Jemi besimplotë te ambasadori
Departamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori amerikan në Shqipëri.

Reagimi ka ardhur pas një artikulli të Huffington Post, ku Luke Cofey drejtor i politikave të jashtme në Heritage Fondation, kritikon politikat e SHBA-ve në Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme.

Zyra e shtypit e DASH, në emër të zëdhënësit Mark Toner, ka theksuar për Top Channel se qellimi madhor amerikan në Shqipëri është mbështetja e reformave me qëllim anëtarësimin e vendit në BE.

“Politikat e SHBA kanë si qëllim të mbështesin anëtarësimin e vendit tuaj në BE dhe reformat e nevojshme për të arritur këtë qëllim. Këtu përfshihen mbështetja ndaj reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe gjithashtu lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm. 

Ambasadori LU dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqptare ashtu si dhe me shoqërinë civile për të cuar përpara politikat dhe qëllimet e Amerikes. Departamenti i Shtetit, ka besim të plotë tek ambasada jonë dhe vetë Ambasadori në Shqipëri. Si miq dhe aleatë të Shqipërisë në NATO, SHBA-të nxisin fuqimisht  të gjitha palët të respektojnë fuqinë e ligjit dhe proceseve demokratike. Ne duam të shohim një Shqipëri të fortë dhe të integruar në familjen euro-atlantike
”- thuhet në reagimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit. 

Ky është reagimi i dytë i DASH lidhur me përplasjet Llalla-Lu. Edhe një javë më parë, Departamenti i Shtetit shprehu mbështetje për Ambasadën dhe ambasadorin Donald Lu. 

"Politika e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kryerjen e reformave të nevojshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm", thuhej në reagimin e DASH. 

Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas shkëmbimit të akuzave publike mes ambasadorit Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ambasadori Lu e akuzoi kryeprokurorin për pengim të reformës në drejtësi si dhe mungesë transparence në zgjedhjen e 3 kandidatëve nga radhët e prokurorëve për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED).

Ndërsa Llalla u kundërpërgjigj duke e akuzuar ambasadorin Lu për shantazh dhe ndërhyrje ndaj institucionit të tij. Llalla tha se ambasadori Lu i refuzoi vizën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Artikulli nuk është qëndrim i Huffingtonpost, por një blog i hapur
Prestigjozja amerikane qëndrimin editorial e ka të dukshëm në homepage, kurse shkrimi i djeshëm nga Luke Coffey, është pjesë e një rubrike të fundit në portal, ku bëhet fjalë për një bloger të hapur për shkrime nga më të ndryshmet.
 
Domethenë bëhet fjalë për thjesht një postim në faqe, pavarësisht se portalet shqiptare e bëjnë fakt të kryer, dhe e prezantuan si një shkrim të Huffington Post.
 
Prej disa kohësh, faqja Huffington Post u mundëson të gjithëve që të shkruajnë aty, në seksionin e kontributorëve.
 
“Kontributorët kontrollojnë vetë punën e tyre dhe postojnë lirisht në faqen tonë. Nëse doni ta etiketoni këtë shkrim si abuziv, na shkruani,” thekson Huffington Post, duke shtuar se ata bëjnë thjesht hostimin.
 
Ndaj shkrimi i drejtorit në ‘Heritage Foundation’, Luke Coffey që godet ambasadorin Lu nuk është një kontribut gazetaresk, por një shkrim blogu.
 
Ka qenë po Coffey që para pak kohësh po në blogun e tij në Huffington Post shkroi një artikull me akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për çështjen e kanabisit.
 
Në shkrim thuhej se Tahiri po mbron trafikantin Klement Balili.
 
Të tilla postime vijnë në kohën kur Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur mbështetjen e tij për deklaratat e Donald Lu.

blogu

(Worldpost, blogu i Huffington)

huffington
(Shkrimi i Luke Coffey ne blogun e Huffington)


Redaksia Online
d.b/l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate