“Jam i pafajshëm, ai ishte miku im më i ngushtë , ndihem shumë keq nga humbja e tij”, - ka thënë mjeku personal i legjendës së Pop-it Michael Jackson.

Mjeku Conrad Murrey vuan prej katër vitesh dënimin me akuzën se i ka injektuar Jackson mbi dozë anestezie të Propofol-it, gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme të këngëtarit.

Në një intervistë telefonike nga burgu për CNN ai këmbëngul në pafajësi dhe thotë se nuk do të dëshmojë në procesin e hapur ndaj tij në Los Angeles nga familja e Jackson-it, të cilët e akuzojnë kompaninë AEG Live, organizatorët e turit të fundit se nuk kanë monitoruar sa duhet Murray.

“Nuk jam njoftuar për seancën” – u shpreh ai. Ai pretendon se gjyqtari i cili ka marrë në gjykim çështjen e bujshme nuk ka qenë i ndershëm dhe i paanshëm dhe se ka patur shumë parregullsi gjatë procesit.

“Unë do të apeloj vendimin dhe besoj se kam ende shance për të fituar”. Ai thotë se misioni i tij në jetë është të ndihmojë njerëzit.

(ad.ti/shqiptarja.com)