Akuzat ndaj Nikollës, Rama-Blushit:
Profili i një shitësi gënjeshtrash

Akuzat ndaj Nikollës, Rama-Blushit:<br />Profili i një shitësi gënjeshtrash
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot deputetin Ben Blushi, kreun e LIBRA, duke e etiketuar si shitës gënjeshtrash.

Në një postim në FB, duke mbështetur padinë e ish-ministres së Arsimit Nikolla ndaj Blushit, për shpifje, Rama shkruan se ky është profii i vërtetë i Blushit. Sipas tij, kush nuk e njeh, mos të qajë nese kur ta marrë vesh kujt (largqoftë) i dha votën pa e njohur.

Postimi i Ramës

Për të  [😂] [😂] … kur e njeh dhe për të  [😢] [😢] [😢]  kur e merr vesh kush është…

Që kush nuk e njeh të mos [😢]   [😢] [😢]  kur ta marrë vesh kujt (largqoftë) i dha votën pa e njohur, ja ku është profili i këtij shitësi gënjeshtrash, shkruar me vërtetësi të plotë nga Lindita Nikolla [👍] :

Rama risjell shkrimin nga Lindita Nikolla
Dua t’ju bëj me dije se sot kam nisur procedurën e padisë për shpifje për Ben Blushin. Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë. U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit.

Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit. Një personazh i pangopur, që i kërkonte ministrave “mediokër” të Edi Ramës, favore.

Kur ky njeri e pa që nuk i’u hapën dyert për çudirat që kërkonte, me ngulmin e njeriut parimor, filloi sulmin e mllefit kundër Edi Ramës dhe ministrave “mediokër”. Kam vendosur ta ndjek deri në fund në rrugë gjyqësore këtë njeri që sot e gjithë kohën do të mbahet mend në Ministrinë e Arsimit, si ministri i arrogancës dhe asgjësë.

Ky gojëlig që shantazhonte kolegët për të nxjerrë, siç e quan edhe vetë pa pikën e turpit, fitimet nga aksionet e veta politike, nuk mund të jetë destinacion për besimin e votuesve që nuk e njohin. Ky njeri ka krijuar partinë e vogël fitimprurëse të radhës, duke premtuar Republikën e Re. Ky farë burri, pa din e iman, meriton jo vetëm që të mos i jepet asnjë votë, por, gjithashtu, edhe dënim për shpifjet e tij për shkak të detyrës. Demaskimi i këtij paraziti ekzemplar të jetës publike është një detyrim ndaj të gjithë atyre qytetarëve që njësoj si ne, kur nuk e njohin se çfarë marifetçiu i paskrupullt është, mund të bien pre e shpellës së errët të gojës së tij të ligë", shkruan Nikolla.

Rama me tej publikon nje foto me kete citim:
blushi

Reagimi i Rames vjen akuzave qe Ben Blushi beri sot ndaj Nikolles qe e paditi per shpifje.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet