Akuzat ndaj Sessions për kontaktet
ruse, Trump: Është gjueti shtrigash

Akuzat ndaj Sessions për kontaktet<br />ruse, Trump: Është gjueti shtrigash
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas akuzave të ngritura për Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Session, për sa i përket kontakteve që ai ka patur me ambasadorin rus, Sergei Kislyak, duke i cilësuar këto akuza si sulme të Partisë Demokratike.

“Ata humbën zgjedhjet dhe tashmë kanë humbur edhe lidhjen e tyre me realitetin. Historia e vërtetë qëndron në rrjedhjen e paligjshme të informacioneve të klasifikuara. Është totalisht një gjueti shtrigash”,  shkruan Trump.

“Jeff Sessions është një njeri i ndershëm. Nuk ka thënë asgjë të gabuar. Mund të kishte qenë më i saktë në deklaratën e tij, por nuk ishte diçka e qëllimshme”, shprehet Trump, në lidhje me përgjigjen që Sessions i kishte dhënë Kongresit gjatë seancës së tij të konfirmimit, ku është pyetur edhe nëse ka patur kontakte me Rusinë, për të cilën Sessions ishte përgjigjur se gjatë vitit të  fushatës nuk kishte patur kontakte me zyrtarë rusë.

Ndërkohë, të mërkurën, “The Washington Post”, e cila citonte burime të saj brenda Departamentit të Drejtësisë, shkruante se Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, kishte zhvilluar takime në muajin korrik dhe shtator me ambasadorin e Rusisë në SHBA, Sergei Kislyak.

Për sa i përket takimeve me ambasadorin Kislyak, Sessions është shprehur se këto takimet nuk kanë patur lidhje me çështje të fushatës elektorale të Donald Trump.

Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm, duke u shprehur se nuk janë të bindur mbi komentet e fundit që Session bëri për takimet e tij me ambasadorin rus në SHBA gjatë fushatës së Trump në zgjedhjet e nëntorit të 2016.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike