Ndër të tjerë, ka nga ata që besojnë tërësisht tek pafajësia e kolegut të tyre Tahiri, e po ashtu, edhe nga ata që janë më afër qëndrimit të Edi Ramës, e nuk mbajnë anë, por presin të flasin organet kompetente.
“Unë besoj por t’ia lemë drejtësisë”, tha Vasilika Hysi. “Besoj tek drejtësia, duhet të besoj tek drejtësia, po luftojmë ta bëjmë këtë të mundur”, tha Mimi Kodheli. i pyetur nga gazetarja e Report TV Bledi Çuçi ka thënë: Absolutisht po!
"Unë besoj te pafajësia e çdokujt deri sa gjykatat të shprehen"-u shpreh deputetja Klotilda Ferhati
Arben Pëllumbi, deputeti i Partisë Socialiste shprehet se: "Nuk më takon mua të besoj në këtë gjë, janë organet kompetente që duhet të gjykojnë tek këto probleme".
"Kjo nuk është një çështje besimi, por është një çështje drejtësie. Të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet dhe në fund të na sqaroj të gjithë situatën që ka ndodhur"-thotë deputeti Jurgis Çyrbja
“Akuza kanë të gjithë politikanët, por kur të fillojë procesi do e shohim a është fajtor apo jo”, tha Tom Doshi.
Taulant Balla i mblodhi të gjithë deputetët socialistë që ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit, kryesisht ata që janë anëtarë të komisionit të ligjeve për tu dhënë instruksionet e menaxhimit të situatës. I pyetur nga deputetët e komisionit të ligjeve se çfarë qëndrimi do të mbante Balla mësohet t’ju ketë thënë “Ju jeni juristë. Mbani qasje juridike ndaj çështjes. Ne nuk pozicionohemi e nuk mbajmë anë”.
Vetë Saimir Tahiri nuk u duk sot në ambientet e Kuvendit, edhe pse është anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe ky komision kishte mbledhje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









