Akuzat ndaj Xhafajt, Vasili: Ramën e kanë zënë për fyti, nuk shpëton dot

Akuzat ndaj Xhafajt, Vasili: Ramën e kanë zënë për fyti, nuk shpëton dot

Petrit Vasili

Krue i grupit parlamentar të LSI, Petri Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan në ‘Facebook’ se sot e vuri përfundi krimi.

Përtej akuzave për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, Vasili ka shënjestruar këtë mbrëmje kryeministrin, për të cilin shprehet se kanë zënë për fyti, e shantazhojnë, e tallin, e përçmojnë, e përdorin dhe ai vjedh për ta.

Sipas tij, Rama nuk shpëton dot, nuk vrapon dot se është frymëpakët dhe ligsht i frikuar.
 

Kryeministrin sot e vuri perfundi krimi. Ai se andejmi nuk leviz dot më, e kane zene per fyti,e shantazhojne, e tallin, e perçmojne, e perdorin dhe ai vjedh per ta, genjen per ta, vret per ta, shkaterron per ta. Por nuk shpeton dot, nuk vrapon dot se eshte frymepaket dhe ligsht i frikur. Fatin tanime s'e ndryshon dot, eshte shume shume vone dhe ai e di...me mire se ata..

HAKËRRIM
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,

Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,

ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,

mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.

Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,

të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!

Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë

nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI


(Postimi i Petrit Vasilit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dridhe Like: 17/05/2018 14:25

    O tu mbyllte e mendjes e Vasili,je larg shume per tu marre me Edi Ramen ti dhe gjithe ju te Leshe Lise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic