Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të drejtoreshës në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Ejona Isufaj. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se Isufaj është viktimë e dhunës verbale të Partisë Demokratike. Kryeministri Rama thotë se PD po mbron me tërbim piramidat universitare.
 
“Ja kush është “kryeinspektorja” me “diplomë fallco” që është vënë dhunshëm në shënjestrën e pushtetarëve të rënë nga vakti, të cilët mbrojnë me tërbim piramidat universitare dhe sulmojnë me tërbim një grua e nëpunëse të shtetit që, pasi është diplomuar jashtë në shkenca politike, punon me përkushtim në ekipin e ri të Ministres Lindita Nikolla", shkruan Rama në rrjetin social Facebook.




rama ne fb

























Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)