Akuzat për përdhunim,Assange
pyetet nga drejtësia suedeze

Akuzat për përdhunim,Assange<br />pyetet nga drejtësia suedeze
Pas 4 vitesh strehim në ambasadën  e Ekuadorit në Londër kreu i Wikileaks , Julian Assange  do të merret në pyetje nga gjyqtarë suedez në lidhje me akuzat për përdhunim me të cilat përballet në Suedi. Në Ambasadën e Ekuadorit ai nuk mund të preket as nga autoritetet britanike.

Që nga viti 2012 kur plasi dhe skandali dhe akuzat  Assange ka kërkuar që të merret në pyetje në Angli . Ai  i mohon akuzat  dhe pretendon se  të gjitha materialet e shfaqura kundra tij janë të sajuara.
 
Sipas  burimeve thuhet se ekziston një komplot për ta ekstarduar më pas në SHBA, ku Assange do të akuzohej për dhunim të material sekrete pas publikimit të dosjeve mbi luftën në Afganistan dhe Irak, ku rrezikon edhe një dënim të ashpër.  

Së fundmi kujtojmë se edhe Ekuadori ka marrë masa ndaj tij duke i ndërprerë internetit , ndërsa po diskutohej  cështja e emaileve të Hillary Clinton.

Pyetjet  që prokurorët suedezë do të bëjnë i përkasin një procesi shumë të gjatë . Ata mund të bëjnë pyetje të cilat më së pari i janë treguar shefit të drejtësisë së Ekuadorit. Gjatë marrjes në pyetje do të jetë edhe avokati i Assange.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë