Akuzat për tenderat, Qefalia: Nuk
kam lidhje me firmën, PD mashtron!

Akuzat për tenderat, Qefalia: Nuk<br />kam lidhje me firmën, PD mashtron!
Deputeti i PS, Xhemal Qefalia akuzat e Partisë Demokratike se ka përfituar fonde publike përmes tenderave, që kapin vlerën e 6.7 miliard lekëve i cilëson mashtrime.

Xhemal Qefalia deklaron se Grida Duma po tenton që të bindë me mashtrime dhe gënjeshtra qytetarët që të dalin në protestë.
 
Ai shprehet se firma për të cilën e akuzon PD është krijuar 20 vite më parë dhe ka marrë disa herë më shumë tendera nga koha e Berishës.

Xhemal Qefalia mohon lidhjet me firmën për të cilën akuzohet, por shton se nëse Grida Duma ka fakte ti dërgojë në organet e drejtësisë.
 
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma u shpreh sot se deputeti i PS ka marrë 6.7 miliard lekë tendera nga buxheti i shtetit.
 
Sipas saj, Qefalia fshihet pas emrave të nipave të tij, por në realitet firma është në pronësi të tij dhe vëllezërve.
 
Deklarata e plotë e Xhemal Qefalisë
Nese mendon zonja Grida se po bind qytetaret per te dale proteste duke u marre me genjeshtra e mashtrime e ka gabim dhe Grida dote deshtoje sic ka ndodhur dhe here te tjera se here ka zgjedhje dhe ajo eshte pjese e zgjedhjes.

Nese mendoni se qenka Edi Rama ai qe jep tendera zonja "Gri," duhet ta kujtoj se kesaj firme Sali Berisha i ka dhene disa here me shume pune, pasi kjo firme nuk eshte krijuar ne 2013 por 20 vjet me pare dhe puna e zbatimi i ligjit jane emri i saj i vertete.

Personalishr nuk kam asnje interes apo perfitim apo te kem ndikuar sado pak ne aktivitetin e tyre. Giithesesi ne se ka qofte dhe nje fakt ta coj zonja "Gri "ne organet e drejtesise me te cilat ajo ka bashkepunim ne pervojen e saj te punes.
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate