Janë liruar dy nga imamët e arrestuar në Kosovë, me akuzën se mbështesin terrorizimin. Prokurori i çështjes Haki Gecaj ka kërkuar lirimin e dy imamëve nga Mitrovica Enis Rama dhe Ekrem Avdiu.
Avokati i Enis Ramës, ka konfirmuar për mediat kosovare lirimin e dy hoxhallarëve ndërsa thotë se është rast i rrallë kur pasi vendoset për paraburgimin, vet prokurori kërkon lirimin e personave.

Ndërkohë Gjykata e Apelit ende nuk e ka marrë vendimin për hoxhallarët e tjerë të cilët janë arrestuar javën e kaluar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që janë në kundërshtim me rendin kushtetuese të Kosovës.
Policia e Kosovës ka arrestuar krye-imamin e xhamisë së madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisë së Mitrovicës Enis Ramën, imamin nga Peja Enes Goga, politikanin dhe një ndër liderët e Lëvizjes Islamike në Kosovë Fuad Ramiqin, si dhe imamë dhe aktivistë tjerë.
Këto figura të profilit të lartë të klerikëve kosovarë, akuzohen se kanë nxitur të rinjtë të bëhen pjesë e organizatave terroriste Al-Nusra dhe ISIS në Siri dhe Irak, ku deri tani disa kosovarë janë konfirmuar si të vrarë.
Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com