Akuzat për trukime, Duka: Fantazon
s’e kam takuar Lecin, do ta padis

Akuzat për trukime, Duka: Fantazon<br />s’e kam takuar Lecin, do ta padis
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar përmes një deklarate për mediat pas akuzave nga mediat suedeze, referuar një interviste ku pretendohet se i është bërë kamera e fshehtë kosovarit që tashmë luan për Hajvalinë në Kosovë, Liridon Leci.

Duka, teksa i cilëson si shpifje të ulëta dhe halucinante  deklaron se do të vendosë në lëvizje përfaqësuesit ligjor për të vendosur para ligjit shpifësit. Gjithashtu kreu i qeverisë së futbollit shqiptar kërkon edhe mirëkuptimin e mediave shqiptare që lajme të tilla të mos publikohen pa pasur baza.
 
Deklarata e plotë

Komentet e bëra prej tij, në një uebsite suedez, janë trillime dhe aluçinacione dashakeqëse. Ato kanë për qëllim, të hedhin baltë mbi institucionin tone, mbi Presidentin dhe emrin e futbollit shqiptar. Personi në fjalë, gënjen me këtë qëllim në mendje ose e bën këtë, për tu shndërruar në personazh mediatik. 

Liridon Leci nuk ka patur asnjëherë kontakte me zyrtarë të FSHF, aq më pak me Presidentin Armand Duka, të cilin mund ta ketë parë vetëm në TV dhe pastaj fantazon, ç’ ka i vjen ndër mend. 

FSHF, e ka shprehur gjithmonë qëndrimin e saj, për të mbrojtur lojën e ndershme e rezultatin real dhe është në luftë të hapur ndaj fenomeneve të tilla.  Në lidhje me këto deklarata, krejtësisht produkt i një fantazie të shfrenuar dhe dashakeqe, Federata, vuri në dijeni Federatën e Futbollit të Kosovës, për shkak se futbollisti në fjalë, luan në Ligën Kosovare.

Nga ana tjetër, Federata i kërkoi menjëherë juristëve të saj, që të mbledhin materialin e nevojshëm ligjor, provat për këtë rast dhe të ndërmarrin të gjitha hapat për të vënë përpara drejtësisë për shpifje, personin në fjalë ose personat që kanë lidhje me këto shpifje. 

Gjithashtu, ajo i bën thirrje mediave që të na mbështesin e ndihmojnë, në luftën ndaj fenomenit negativ të trukimeve. Por ata, duhet të jenë korrektë dhe të mos abuzojnë duke publikuar akuza krejtësisht të gëshnjeshtërta të individëve, në çfarëdo media të huaj.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra