Akuzat penale ndaj ish-presidentit të SHBA, detaje nga dalja në gjykatë: Donald Trump vjen me avion privat nga Florida! Do paraqitet pa pranga

Akuzat penale ndaj ish-presidentit të SHBA, detaje nga dalja në gjykatë: Donald Trump vjen me avion privat nga Florida! Do paraqitet pa pranga

Donald Trump dhe Stormy Daniels

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-Presidentit amerikan, Donald Trump është caktuar pasditen e së martës, sipas CBS News.

Seanca e parë gjyqësore ndaj Donald Trump do të mbahet pasditen e së martës (4 prill). Ish presidenti i SHBA pritet të fluturojë me avion privat nga Florida në Nju Jork për t’u dorëzuar tek agjentët federalë. Trump akuzohet për një pagesë në shifrën e 130 mijë dollarëve për yllin e pornografisë Stormy Daniels që të heshte pasi kaluan natën bashkë. 

Akuzat nuk janë ende publike dhe një avokat i Trump tha të premten se edhe ai nuk e ka lexuar ende aktakuzën. Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha për CBS se Trump pritet të fluturojë me aeroplanin e tij privat për në Nju Jork të hënën përpara se t'i dorëzohet zyrtarëve. Seanca do të zhvillohet në orën lokale 14:15.

Procesi ka të ngjarë të përfshijë dhjetëra ose ndoshta qindra agjentë të Shërbimit Sekret, shtoi zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti. Trump nuk do të prangoset, shtoi zyrtari, duke thënë se prangat zakonisht përdoren vetëm për të dyshuarit që mendohet se janë një rrezik arratisje ose cënojnë sigurinë.

Avokati i Trump, Joe Tacopina, i tha për ABC News se ish-presidenti ‘ndoshta paraqitet në gjykatë të martën, por asgjë nuk është e sigurt’, duke shtuar se ‘ai ‘nuk do të vihet në pranga’. Siguria po koordinohet nga FBI, NYPD, Shërbimi Sekret dhe oficerët e gjykatës së New York.

Ata po përgatiten për skenarë të mundshëm që përfshijnë sulme kundër Trump, prokurorëve, anëtarëve të jurisë ose anëtarëve të publikut. Zyra e Prokurorit të Qarkut ka marrë “shumë kërcënime”, thanë burimet.

Një pagesë prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave pornografike u bë shkak për nisjen  e një  hetimit nga prokurori i Manhatanit. Ngjarjet që ndodhën në harkun kohor 2018-2023 zbardhin rrethanat e çështjes së bujshme për ish-presidentin Amerikan.Historia që duket se do t’i kushtojë shumë ish-presidentit nisi në vitin 2018, kur ky bëri një pagesë prej mijëra dollarësh për të një takim seksual me Stormy Daniels, aktore  e filmave pornografike. Kjo ka nxitur nisjen e një hetimi ndaj Trump i cili sot akuzohet në  lidhje me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 të republikanit për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, me të cilën thuhej se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'