Akuzat për devijimin e Lanës/ PD: Plani ndryshoi me firmën e Ramës dhe Veliajt, Begos i është miratuar faza e parë e ndërtimit, leja formalitet

Akuzat për devijimin e Lanës/ PD: Plani ndryshoi me firmën e Ramës dhe Veliajt, Begos i është miratuar faza e parë e ndërtimit, leja formalitet

Foto ilustruese

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas përgjigjies që dha më herët Bashkia Tiranë për devijimin e rrjedhës së Lumit Lana. PD thotë se plani urbanistik i Tiranës është ndryshuar, dhe për këtë PD, merr si referencë faktin se projekti i Lanës në vitin 2013, zinte një pjesë të konsiderueshme të Ish-serave. PD thotë se leja për Edmond Begon e ka kaluar fazën e parë të miratimit për t’u ndërtuar dhe se tani ka miratimi i lejes është vetëm formalitet.

Deklarata e plotë e PD:

Pas Arben Ahmetajt, sot i erdhi rradha Erion Veliajt për të bërë rolin e budallait për projektin luksoz rezidencial 60 milionë euro të trafikantit të drogës pranë Unazës së Madhe. 

Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre dokumentat zyrtare të paraqitur nga Partia Demokratike, që provojnë se Plani Urbanistik i Tiranës dhe projekti për Lumin e Lanës u ndryshuan me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të favorizuar tokën ku Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë projektin 60 milionë euro. 

Shqiptarët e kanë parë vetë dhe nuk kanë nevojë për mashtrimet banale të Erion Veliajt se Projekti i Lanës i vitit 2013 zinte një pjesë të konsiderueshme të ish Serave. 

Shqiptarët kanë parë gjithashtu se projekti i vitit 2017 shmnag plotësisht ish serat, vetëm pasi kjo pronë u privatizua në mars 2016 me paratë e trafikantit të drogës. Të gjithë i kanë parë 4 faturat prej 1.5 milionë euro të paguara për privatizimin nga Edmond Bego për llogari të Ministrisë së Financave. 

Erion Veliaj mashtron paturpësisht, kur thotë se nuk ka asnjë aplikim për leje ndërtimi në atë zonë. 

Partia Demokratike ka paraqitur dokumenta zyrtare që provojnë se aplikimi për leje ndërtimi nga Edmond Bego, në zonën e ish Serave, pranë Unazës së Madhe, e ka kaluar fazën e parë të miratimit dhe tani leja është vetëm formalitet. 

Afera e projektit luksoz rezidencial 60 milionë euro provon se Erion Veliaj nuk ka asnjë ndryshim nga Edi Rama. Ai është njësoj në shërbim të trafikantëve të drogës, për të shëmbur shtëpitë e qytetarëve. për të ndërtuar pallatet e krimit dhe për të pastruar paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.

Miratimi i fazës së parë së lejes së ndërtimit për njësinë TR 228, që sipas PD i përket Edmond Begos.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë