Prokuroria kundërshton kërkesën për gjykimin në liri të Hashim Thaçit: Të njëjtin vendim dhe për Krasniqin e Selimin! Akuza: Dosja gjyqësore 2-3 muaj para gjyqit! Mbrojtja: Duam kohë

TIRANË- Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, ish- presidenti Hashim Thaçi duket se do t'i festojë në dhomën e paraburgimit në Hagë. Kjo sepse atij i është kundërshtuat nga Prokuroria kërkesa për t'u gjykuar në liri. Një fakt i tillë u bë i ditur nga Zyra e Prokurorisë në Hagë, gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Hagë. Të njëjtin vendim, organi i akuzës deklaroi se do të merret edhe për kërkesën e njëjtë që ka bërë edhe ekipi i Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa ish-kryeparlamentari Kadri Veseli nuk e ka bërë ende një gjë të tillë, e për rrjedhojë nuk ka një vendim.  

Mbrojtja e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, ka kërkuar edhe një herë që gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të fillojë pas 18 muajsh, përkatësisht në verë të vitit 2022. Prokuroria tha se në muajin korrik mund të përfundojnë hetimet dhe në muajin shtator të vitit 2021 të nisë procesi gjyqësor. Një gjë e tillë është konsideruar absurde nga të gjithë avokatët mbrojtës, madje në një moment avokati i ish- presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ironizoi duke thënë se tha se 'iu desh të pickonte veten që të kuptonte se ajo që kërkonte prokuroria ishte e vërtetë'.

Kritika ka pasur edhe për rreth 3000 dokumentet që u janë dorëzuar avokatëve mbrojtës nga ana e organit të akuzës. Ka qenë mbrojtja e ish- presidentit Thaçi, David Hopper, i cili tha se në dokumente janë akuza shumë të përgjithshme. Ai është ndalur më konkretisht duke thënë se në dokument shkruhet "ish- drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime". Një gjë e tillë për avokatin nuk është aspak një ndihmë për mbrojtjen pasi nuk specifikohet, kush nga të akuzuarit, a bëhet fjalë për krime lufte apo për krime kundër njerëzit.

Më i ashpër në reagimin e tij ka qenë avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. "Prokuroria duhet ta ndalë gijotinën", tha Ben Emmerson i cili deklaroi se kërkesa e Prokurorisë është qesharake,  pasi sipas tij për çështje të tilla duhen të paktën 3 vjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
'Dosja gjyqësore 2-3 muaj para gjyqit'/ Avokati i Thaçit: Po pickoja veten kur po dëgjoja prokurorin! Na duhen të paktën 18 muaj minimumi për mbrojtjen

1608204092_Screenshot1.jpg

Mbrojtja kërkon minimumi 18 muaj kohë, ndryshe nga sa pretendon prokuroria për 2-3 muaj. Avokati i ish- presidentit Hashim Thaçi, David Hopper tha se kur ka dëgjuar prokurorinë që tha se dosjen e plotë gjyqësore do e publikonin 2-3 muaj para, nuk u besonte veshëve.

"Afati 18 mujor është minimumi që ne parashikojmë për të filluar për të shikuar nëse do kemi ekipin për t’u përgatitur për procesin gjyqësor që mund të fillonte në verën e vitit 2022. Tek dëgjoj z. Tiger më duhej ta pickoja veten nëse isha në ëndërr apo jo. Vërtet po thotë se mund të bëhet kështu ky gjyq! Kjo është e pakonceptueshme! Sigurisht unë e mbaj mendjen e hapur, por dua që t’ju them se këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese. Do të duhen të paktën 18 muaj që të hetojmë këtë çështje. Ky është realiteti. Z. gjykatës e ka thënë që s’mund ta caktojë sot datën e çështjen", tha avokati i Thaçit. 

Ora 12:39
Prokurori: Dosja gjyqësore 2-3 muaj pora gjyqit! Avokati i Veselit: Na mbetet shumë pak kohë për mbrojtjen! Të ndalet kjo gijotinë e Prokurorisë

1608204676_haga4.jpg

Ben Emmerson, avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar Prokuroria të pushojë së paraqituri prova kur të do, ndërkohë që e ka quajtur “gijotinë” kërkesën e saj që gjykimi të fillojë në shtator. Emmerson ka kundërshtuar idenë e avokatit të Prokurorisë, Allan Tiger, që të dorëzojë dosjen e saj në gjykatë në qershor ose korrik, me kushtin që gjykimi të nisë në shtator.

“Kjo nuk është vetëm qesharake, por edhe absurde. Duhet të ndalet kjo gijotinë e Prokurorisë. Ajo që Tiger sapo tha, është shqetësim mjaftë i rëndë. Habitem se si prokuroria i jap këto përgjigje. Është një parashtrim shokues, ka vetëm një arsye, që të kufizojë mundësinë e mbrojtjes për përgatitje, në qoftë se rregullat thonë që për një gjykim mbrojtja duhet të ketë pak kohë për përgatitje është në rregull, por nuk e thonë. Afati përcaktohet nga kompleksiteti i rastit”, ka thënë Emmerson.

Ai ka paralajmëruar që bashkëngjitur me kërkesën për lirim të klientit të tij, Veselit, do të dorëzojë edhe prova që dëshmojnë se përgatitjet për mbrojtje në raste të tilla kanë marrë deri në 3 vjet e gjysmë. Ka përmendur edhe gjykimin e Ramush Haradinajt në Hagë.

“Është qesharake, është përpjekje e prokurorisë për të pasur një gjykim të padrejtë”, shtoi avokati i Veselit.

Ora 12:08
'3000 dosje për mbrojtjen'/ Avokati i Thaçit: Të pamjaftueshme e të papërshtatshme! Thonë 'krime', por për çfarë e kanë fjalën për 'krime lufte apo kundër njerëzit'!

1608203190_haga.jpg

Avokati i Presidentit Hashim Thaçi në përgjigje të deklaratës së Prokurorisë së u janë dorëzuar rreth 3000 dokumente, janë të pamjaftueshme.

"Janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Nuk ka tregues për informacionin që jepet aty, për personin që shikon. Kur thotë për krimet bazë, a është e përshtatshme, çfarë lidhjesh, çfarë sjelljesh. Janë bërë punë në përgjithësi, dhe jo të specifikuara që e kemi ngritur si mbrojtje, Cili i akuzuar, pse nuk e specifikon është krim lufte apo kundër njerëzimit. Duhet të dimë se ku është gjetur dokumenti dhe kush e ka pasur në dorë atë", tha avokati i Thaçit.

Ora 12:04
4 ish- drejtuesit e UÇK-së në Hagë/ Prokurorja: I kemi dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese

1608202550_haga1.jpg

Në seancën e sotme, Prokuroria në Hagë ka bërë me dije se i janë dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese!

"Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese, përvec kësaj kemi nxjerrë materialet mbështetëse të aktakuzës dhe kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t'ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Paketa e parë u prezantua në 10 dhjetor, por për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik", tha Prokuroria.

Ora 11:52
Nis seanca në Gjykatën Speciale në Hagë për 4 ish- drejtuesit e UÇK-së (VIDEO)

Nis seanca në Gjykatën Speciale për 4 ish- drejtuesit e UÇK-së.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 17/12/2020 12:26

    Keta te gjithe ka pordhe ne shishe - se pari kane me i lodh aq shume, pastaj kane me i turperu, e ne fund me i denu me i sakatu. Nuk e besoj se ndonje prej tyre do mberri te dal i gjall. Uroj te jem gabim shume po se besoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro