-
A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?
Konsultimet e Kosovës me Bashkimin Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të shërbejnë si mundësi për ta rikthyer besimin e partnerëve evropianë dhe për t’i dhënë shtysë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës - proces ky i bllokuar prej më shumë se dy vjetësh.
10 Nëntor, 20:40 -
Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekurisë së saj politike
Kosova ka marrë përsipër një sërë zotimesh për Gjykatën Speciale më 2014, përmes një letërkëmbimi mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton.
8 Nëntor, 20:54 -
Ndryshimet në Ligjin për Specialen, BE: Rrezikojnë të minojnë çdo përparim, jemi në dialog me Qeverinë e Kosovës
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u iniciuan nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u miratuan më 6 tetor. Pas këtij vendimi, komuniteti evropian shprehu shqetësime lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe për pavarësinë e gjykatës me seli në Hagë.
4 Nëntor, 20:50 -
Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën!
Deklaratat e kryetares së Dhomave të Specializuara për pavarësinë e gjykatës kanë nxitur reagime në Kosovë. Autoritetet kosovare po përgatisin një strategji shtetërore për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
21 Tetor, 19:55 -
Gjykata Speciale krijon një tjetër përplasje mes politikës së Kosovës me aleatët perëndimorë
Kryeministri Kurti e cilësoi aktgjykimin si “padrejtësi të papranueshme”, por reagimet më të drejtpërdrejta ndaj diplomatëve perëndimorë erdhën nga PDK-ja, e cila ishte në pushtet kur u krijuan kushtet për themelimin e gjykatës në vitin 2015.
15 Tetor, 19:25 -
Kos kundër ndryshimeve të ligjit për Specialen në Hagë: E papranueshme, shkelen detyrimet ndaj BE! Çitaku: Kosova do drejtësi, nuk kërkon t’i shmanget asaj (VIDEO)
BE përsëriti qëndrimin se ndryshimet në ligjin e miratuar për dhomat e specializuara në Kosovë janë të papranueshme. Komisionerja për Zgjerimin tha se ato bien ndesh me angazhimet e Kosovës ndaj Brukselit dhe tha se kushtëzojnë integrimin. Në Kosovë, nënkryetarja e parlamentit nga radhët e PDK Vlora Çitaku thotë se ligjin për specialen do ta diskutojnë me BE.
12 Tetor, 10:07 -
Profesori amerikan Daniel Serwer komenton ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale: BE-ja t'i japi vlerësimet e veta, kompromisi për Presidenten e re pozitiv!
Profesori amerikan vlerësoi se qëllimi i ligjit të miratuar nga Kuvendi është që Gjykata Speciale të funksionojë më pranë asaj që, sipas tij, ishte kuptimi i përgjithshëm i mandatit të saj në momentin e krijimit
10 Tetor, 10:32 -
Ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, a i rrezikon Kosova raportet me Perëndimin?
BE kërkon respektimin e pavarësisë së Dhomave të Specializuara, kurse ata që kërkuan ndryshimet, thonë se ligji nuk bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare. Ekspertët kërkojnë konsultime me partnerët ndërkombëtarë.
10 Tetor, 08:02 -
Ligji për Specialen, çfarë pritet pas miratimit në Kuvendin e Kosovës? Nga dekreti prej Presidentes te hyrja në fuqi, hapat që ndiqen
Brenda tetë ditësh nga data e miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ligji parashihet të nënshkruhet dhe të shpallet nga presidentja e porsazgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
10 Tetor, 07:39 -
BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
Zëdhënësi i BE-së rikujtoi, gjithashtu, se Kosovën e pret punë e rëndësishme. Këtu përfshihen reformat e lidhura me Planin e Rritjes dhe Reformave, zbatimi i mëtejshëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përparimi në bashkëpunimin rajonal dhe në integrimin gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.
7 Tetor, 15:12 -
Nga juridiksioni te dënimet me 15 vite burg maksimumi, çfarë përmban ndryshimi në ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë?
Kuvendi i Kosovës miratoi dje ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.
7 Tetor, 07:46 -
Propozimi i Kurtit për Shirokën si presidente, bindet Hamza: Emër i pranueshëm! Kandidatja jonë është Eliza Hoxha
Ka mbetur më pak se orë nga afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në një konferencë për shtyp, kreu i PDK, Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të Kurtit për Justina Shiroka-Pulën duke e quajtur si një alternativë të pranueshme.Nga ana e saj, PDK propozon Eliza Hoxhën. Pas pak, PDK do t
6 Tetor, 23:12 -
Kurti ofertë të re PDK-së: Ish-ministrja e Qeverisë ‘Thaçi 1’ kandidate për Presidente! Merrni pjesë në seancë dhe votojmë paraprakisht për ‘Specialen’
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë një tjetër ofertë PDK-së, duke theksuar se deputetët e LVV-së do të votojnë paraprakisht ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale, nëse Bedri Hamza do të dalë publikisht dhe do të pranojë që deputetët e partisë që ai drejton do
6 Tetor, 22:22 -
Hamza nuk tërhiqet: Jemi këtu për të votuar ligjin për Specialen, s’ka marrëveshje për presidentin
Marrëveshje me LVV për presidentin e ri të Kosovës nuk do të ketë, bëri të qartë Bedri Hamza. Kreu i PDK nuk heq dorë nga kushti për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.“Ne jemi këtu p&
6 Tetor, 20:56 -
Oferta e dytë e Kurtit për presidentin dhe Specialen, Hamza: Shantazh, do të përdorë ligjin për qëllime politike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, thotë se oferta e dytë e Albin Kurtit për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e presidentit në një seancë këtë mbrëmje, “nuk është aspak serioze.”“Kjo tem
6 Tetor, 20:48 -
Hamza i thotë ‘jo’ ofertës së Kurtit: Nuk pranojmë që UÇK të bëhet objekt transaksioni
Kreu i PDK, Bedri Hamza ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për të zgjedhur sonte presidentin e Kosovës, e në po të njëjtën mbrëmje të votohet ligji për Specialen. Hamza kundërshtoi që UÇK të bëhet objekt transaksioni.“Nuk ka mundësi të kesh marr&e
6 Tetor, 20:43 -
Kurti ofertë të re PDK: Votojmë që sonte për Specialen nëse votoni për Konjufcën ose Rushitin për president
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë ofertë të re Partisë Demokratike të Kosovës.Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se partia e tij do t’i kalojë në lexim të dytë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në ligjin për Gjykatën Speciale që sonte, nëse a
6 Tetor, 20:26 -
Afati për presidentin, Haradinaj: Sot ranë maskat! Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, po e çon vendin në zgjedhje
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bën përgjegjës Albin Kurtin se po e çon vendin drejt zgjedhjeve pas deklaratës së shefit të qeverisë se nëse presidenti zgjidhet sot, të enjten do të kalojë edhe ligji për Dhomat e Specializuara.Sipas Haradinajt, kryeministri aktual po i jep një goditje U&
6 Tetor, 18:34 -
Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: E bëri për të ‘shitur mjegull’! Marrëveshja për Sejdiun President, është jashtë tryezës së së forcës sonë politike
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, iu përgjigj ofertës së kryeminisrit Albin Kurti, i cili kërkoi nga PDK që të paktën gjysma e deputetëve të saj të marrin pjesë në seancën për kandidatin p
6 Tetor, 17:52 -
Sot afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, Sejdiu reagon pas deklaratës së Kurtit: Jam tërhequr nga gara, i kam njoftuar drejtuesit e LDK dhe LVV
Profesori Bekim Sejdiu, i cili ishte kandidat për President të Kosovës, ka njoftuar se për vendimin për tërheqjen e kandidaturës së tij ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.“Un
6 Tetor, 17:01