Akuzat për shitje ndeshjesh, kompanitë ndërkombëtare përjashtojnë futbollin shqiptar nga bastet

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës mes Bylisit dhe Tiranës që ngriti edhe njëherë dyshimet e mëdha për trukime ka bërë që kompanitë e huaja të mos kuotojnë më sfidat e futbollit shqiptar në baste.

Prej vitesh futbollin shqiptar e kanë rrethuar dritëhije dhe dënimi i Skënderbeut ishte një damkë e zezë, ndërsa tani duket se historia po përsëritet. Por këtë herë me faktin që ndeshjet të mos kuotohen më as në kompanitë ndërkombëtare të basteve.

Kjo është e verifikueshme duke iu referuar dy ndeshjeve të ditës së dielë në Superliges, mes Laçit dhe Flamurtarit dhe Luftëtarit me Vllazninë. Asnjë ‘bookmaker’ nuk i ofron koeficientët e ndeshjeve” edhe pse ndodhemi 24 orë para nisjes së tyre.

Në Shqipëri është e ndaluar të vihen baste, por edhe në kohën kur këta ishin të lejueshme ishte e vështirë të luajë ndeshje të kampionatit shqiptar. Ato kompani të cilat i kuotonin pranonin baste të ndeshjeve shqiptare vetëm në rastet kur ata kombinoheshin me të huajat.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim