Mbreti Charles III i ka kërkuar vëllait të tij, Princi Andrew, të lirojë plotësisht rezidencën e tij në Windsor, duke i vendosur një afat të prerë për t’u larguar.
Sipas mediave ndërkombëtare, monarku i kishte dhënë Andrew Mountbatten-Windsor një afat që prej muajit të kaluar për t’u larguar nga rezidenca me 30 dhoma në Royal Lodge, ku ai kishte jetuar për më shumë se dy dekada.
Princi Andrew është urdhëruar të pastrojë plotësisht rezidencën e tij të mëparshme, Royal Lodge në Windsor, deri në fundjavë, ndërsa stafi ka nisur procesin e largimit. Burime bëjnë me dije se kontejnerë të mbushur me sende janë larguar nga prona, ndërsa furgonë transporti kanë transportuar mobilie dhe objekte personale. Një pjesë e sendeve të padëshiruara raportohet se janë djegur brenda territorit të rezidencës.
“Gjithçka duhet të largohet dhe të mos mbetet asnjë gjurmë,” citohet të ketë thënë një burim, duke shtuar se vetë Andrew nuk ka qenë i pranishëm për të mbikëqyrur procesin.
Në proces janë përfshirë edhe ish-shërbëtorë të princit, ndërsa kompani transporti, përfshirë firmën JDL, janë parë duke ngarkuar sende nga rezidenca. Kjo kompani njihet për punën e saj në prodhime televizive, përfshirë serialin The Crown.
Largimi nga Royal Lodge konsiderohet një tjetër goditje për statusin e Princit Andrew, i cili ka humbur mbështetjen financiare dhe sigurinë 24-orëshe. Ai nuk do të ketë më staf personal dhe nuk do të financohet nga taksapaguesit britanikë
Andrew dyshohet se ka ndarë informacione të ndjeshme gjatë kohës që shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar. Pretendimet përfshijnë komunikime që lidhen me vizita zyrtare në Azi dhe mundësi investimi në Afganistan. Akuzat rrjedhin nga dokumentet e publikuara nga departamenti i drejtësisë i SHBA-së në lidhje me dosjen 'Epstein'.
Komente










