Për herë të parë në histori, një grua është caktuar udhëheqëse e Kishës Anglikane.

Në një moment historik për Britaninë, Sarah Mullally është emëruar Kryepeshkope e Canterburyt. Ceremonia u zhvillua në Katedralen e Canterburyt.

Princi dhe Princesha e Uellsit, kryeministri Keir Starmer dhe zyrtarë të tjerë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Kryepeshkopja tha gjatë ceremonisë se vetja e saj adoleshente “nuk do ta kishte imagjinuar kurrë të ardhmen që e priste.”

“Teksa hedh vështrimin pas në jetën time, te Sarah adoleshente, që vendosi besimin e saj te Zoti dhe u angazhova për të ndjekur Jezusin, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të ardhmen që më priste, dhe sigurisht jo shërbimin në të cilin jam thirrur tani”, u shpreh ish-infermierja në predikimin e dsaj të parë përpara rreth 2 mijë të ftuarve.

Kryepeshkopi i Canterburyt konsiderohet udhëheqësi shpirtëror i Kishës Anglikane dhe i Komunitetit botëror Anglikan, i cili drejton rreth 85 milionë besimtarë.