Akuzat për tenderin e uniformave të policisë, Ministria e Brendshme nuk pranon pushimin e çështjes, çon në Apel padinë për PD

Akuzat për tenderin e uniformave të policisë, Ministria e Brendshme nuk pranon pushimin e çështjes, çon në Apel padinë për PD

Ministria e Brendshme dhe Selia e PD

Ministria e Brendshme ka çuar në Apel padinë ndaj Partisë Demokratike, lidhur me akuzat, të artikuluara në 2019, për tenderin e uniformave të Policisë, që u cilësua si 'aferë korruptive ku u favorizua klienti i qeverisë në vlerën 1 000 000 lekë'.

Ministria paditi PD, duke i kërkuar të përgënjeshtrojë në të gjitha mediat deklaratën publike, që sipas tyre është shpifje dhe të paguajnë shpenzimet gjyqësore të këtij gjykimi, por kjo çështje u pushua nga Gjykata e shkallës së parë më 23 mars të këtij viti.

Ky pushim i çështjes nuk është pranuar nga Ministria e Brendshme, e cila e ka çuar padinë në Apel, me të njëjtat kërkesa:  Detyrimin që të përgënjeshtrojnë deklaratat e bëra duke publikuar në mediat kryesore në vend, me shpenzimet e tyre, vendimin e Gjykatës. Detyrimin e palëve të paditura që të paguajnë shpenzimet gjyqësore të këtij gjykimi

Ditën e nesërme do të hidhet shorti për përcaktimin e relatorit të kësaj çështje.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?