Vetëm 6 muaj nga ardhja në pushtet e Partisë Demokratike pas fitores së zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, qeverisja e saj, hodhi kushtrimin “shqiptarë e katundarë, lëvizni lirisht, ikni ku të doni, ndertoni ku të doni, bëni çafrë të doni, zaptoni çfarë të doni, sepse tani jemi në demokraci”. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, strukturat e asaj qeverisje krejt të papërgjegjshme, madje ndihmonin shqiptarët ruralë, fushorë e malorë, të sistemoheshin në troje, toka, dhe prona të ish-pronareve dhe ato shtetërore.

Pa marrë parasysh pasojat e mëvonshme, dyndjet e njerëzve të mësuar me “mbylljen dhe izolimin”, ishin alarmante. U dyndën nga fshatrat e zonave fushore, kodrinore dhe malore, drejt Tiranës, Durrësit, dhe qyteteve të mëdha, lanë apo shitën banesat, lopët, bagëtitë, kishin dhe çfarë nuk kishin, dhe u “sistemuan” në troje dhe toka bujqesore, ish-prona të ligjshme, dhe toka shtetërore. Kaos, zallamahi, rrëmujë urbane dhe mish-mashi zaptoi qytetet.

Durrës, brenda 18 muajve nga kushtrimi i qeverisjes “Meksi-1”, u zaptua 50 per qind e ish-Kënetës, 45 per qind e plazhit, dhe u zaptuan dhjetra troje me pronarë të ligjshëm. Vendi po shkonte me shpejtësi marramendëse, drejt anarshisë urbane dhe qytetëse. Fshtarat, po boshatiseshin, ku rolin negativ veç qeverisjes së PD, po e luanin edhe firmat famëzeza piramidale. Zbriste fshatari dhe malësori në qytet, shiste lopën, delet, dhitë, shiste madje dhe banesën, dhe paratë i fuste tek “Vefa”, “Populli”, “Xhaferri”, etjj.

Vendi po përjetonte qeverisjen më skandaloze në gjithë historinë e tij. Ata që ju përgjigjën “kushtrimit” të Sali Berishës, nisën të zaptonin tokat, vijat dhe kanalet kulluese, nisën të ndertonin mbi kolektorë, mbi shinat e trenit, nisën të ndertonin mbi oborret e ndermarrjeve shtetërore, duke e kthyer Shqipërinë në xhungël. Pa mbyllur mirë mandatin e pare qeverisës nga PD (1992-1996), vendi kishte përgjysmuar numrin e banoreve në fshatra, dhe ishin zaptuar trojet e ish-pronareve në qytetet kryesore të vendit. Durrësi nisi të përmbytej çdo dimër. Rrugët dhe rrugicat e tij, mbusheshin me ujë gjithmonë kur  kishte shi, dhe vetëm në Tetor 1996, qeveria e PD-së, gjoja nisi një investim në disa rrugë kryesore të atij qyteti, ku gjysma e parave u fut në xhepat e zyrtareve lokalë dhe firmave ndertuese.

Badërrdia nisi pas 1996 me ndertimet në zonat bregdetare të Durrësit. Plazhi, kishte nisur të zaptohej nga të ardhurit, që mendonin dhe besonin se “demokracia kuptohej me lëvizjen e lirë nga njëri fshat në tjetrin, apo nga fshati drejt qytetit, pa zbatuar asnjë ligj dhe rregull urbanistik”. Pothuajse çdo muaj, sidomos në Durrës e Tiranë, kishte ndertime banesash, dyqanesh, ndërtime magazinash dhe lloj-lloj objektesh të tjera biznesi në toka me pronar, në troje shtetërore, pa pasur as leje ndërtimi, dhe as dokumentacion ligjor.

Hekurudha Shqiptare, ngrinte alarmin asokohe se “po na zaptohen ndërtesat e stacioneve të trenit në rrethe, po na vidhen shinat, po ndertojnë mbi shina dhe linja hekurudhore”, por marrin nga qeveria “Meksi”, dhe qeveritë e tjera të pas 1996, vetem heshtje. Kushtrimi i Berishës pas ardhjes në pushtet në 1992, kishte bërë efektin e vet. Ata që nguleshin në toka dhe troje me pronar të ligjshëm, nuk paguanin as energjinë dhe as ujin e pijshëm. Ata ishin de facto,  kontigjenti elektoral i Sali Berishës, pa menduar se kishin dëmtuar gjithçka, duke nisur nga infrastruktura rrugore, rrjeti i kanalizimeve të ujit të pijshëm, ujrave të zeza, kolektorët, kanalet kulluese, etjjjjj.

Shqipëria, kryesisht Durrësi, përmbytej pas çdo shiu që binte. Ish-Këneta, kthehej në moçal të pakalueshëm, dhe banorët e saj nisën të protestojnë. Po ku ? Në bashkinë e Durrësi, ngrinin supet, dhe nuk jepnin as sqarime dhe as ndihma. Ish-Këneta kishte mbaruar së ekzistuari. Ishte zaptuar nga qindra e mijëra ndertime pa leje, ku pjesa më e madhe e tyre, ishin pa energji dhe ujin e pijshëm. Katrahura ishte  në prag. Ikja dhe ardhja sërish në pushtet e PD, shoqerohej sërish nga “kushtrimi”, pasi Berisha mendonte për rritjen e fuqisë elektorale, aspak për urbanisimin dhe investimin që do të pengonte përmbytjen sidomos në zona si Durrësi.

Një vendim i 1929, i nxitur nga një studim italian, e klasifikonte zonën e Kënetës në Durrës, “jo zonë banimi”, vendim të cilin e zbatoi madje dhe Enver Hoxha për 45 vjet. Por nuk e njohu Sali Berisha, dhe ata që erdhën pas tij. Ndaj, sot përmbytja  e Durrësit, nuk duhet të habisë aspak, aq më tepër ata të PD-së, që dalin dhe ulurasin se “Rama në Paris, Durrësi nën ujë”. Përmbytja e Durrësi, dhe jo vetëm e tij, e ka zanafillën tek papërgjegjshmëria politike dhe njerëzore e opozitës aktuale.

Tek papërgjegjshmeria e qeverisjes së asaj kohe, e cila masakroi pronat e ligjshme të shqiptareve, rriti gamën e problemeve sociale të shqiptareve, rriti gamën e problemeve ligjore të tyre, aq sa mbetet pothuajse e pamundur zgjidhja në kohën e sotme.  Ndaj gishtin , ata që sot përmbyten ta drejtojnë fillimisht nga kjo opozitë, dhe nga ai kryetar opozite, në rast se duan ti hyjnë me themel rrugës së drejtësisë për problemin që kanë./Javanews