LEZHE - Forcat e Armatosura kanë nisur sot punën në aerodromin e Gjadrit për mbylljen e tij, pas akuzave të opozitës për përdorimin e kësaj piste për trafik të lëndëve narkotike nga ana e ushtrisë.
Gjatë aksionit, ushtria ka vendosur barriera betoni me qëllim pengimin e uljes së avionëve në pistën e Gjadrit. Mësohet se aksioni do të vijojë deri ditën e martë, ndërsa punimet do të mbikëqyren nga Shtabi i Përgjithshëm i FA.
Kohët e fundit, aerodromi i Gjadrit është kthyer në qendër të vëmendjes nga politika, pas akuzave dhe kundërakuzave mes mazhorancës dhe opozitës për implikim të infrastrukturës ushtarake në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas opozitës, ekzistojnë prova për ulje të avionëve në pistën e Gjadrit të cilët dyshojnë se transportojnë lëndë narkotike. Një akuzë e tillë është hedhur poshtë nga mazhoranca e cila ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e provave për një çështje të tillë.

Ndërkaq është ngritur edhe një Komision Hetimor i posaçëm për investigim të akuzave të tilla.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com