Akuzat, Vokshi-Beqajt: Ke abuzuar
me 400 mln euro/ Debati i plotë 

Akuzat, Vokshi-Beqajt: Ke abuzuar<br />me 400 mln euro/ Debati i plotë <br>
Komisioni i Mediat është përfshirë nga debatet mes shumicës dhe opozitës. Replikat kanë nisur për ofendimet e Ramës për gazetarët pak ditë më parë. Opozita kërkoi një seancë dëgjimore me Unionin e Gazetarëve dhe ndërmarrjen e hapave ligjore për statusin e gazetarëve.

Më pas debati është zhvendosur te akuzat politike për çështjen Tahirin, ndërsa Albana Vokshi ka akuzuar ish-ministrin Beqaj për abuzime në shëndetësi. Ne kete seance degjimore ishte ftuar ministrja Nikolla per buxhetin e arsimit per 2018.

Debatet te Komisioni i Medias
Luçiano Boçi: Nisur nga ngjarja e kryeministrit me gazetarët, kërkojmë seancë dëgjimore me unionin e Gazetareve. Të ndërmarrim hapa ligjore për statusin e gazetarit.
Milva Ekonomi: E diskutojmë javën e ardhshme në komision. Bie dakord në parim.
Vokshi: Me këtë lloj gjuhe Rama nuk e mbulon dot kanabisin. Gjuha e papranueshme...Ju ka trondit cështja Tahirit, nuk dini as si të reagoni
Velaj: Rama nuk kërcënoi dhe as nuk fyeu askënd
Vokshi: Nuk e mbuloni dot diellin me shoshë
Vokshi: Distancohuni. Dorëzoni mandatet. I keni të blerë me para droge. Ik ministre! Jep dorëheqjen. Ndajuni nga kjo qeveri.
Ulqini: Është thelbi politik dhe diskutimi më i rëndësishëm buxheti. As ne ‘92 e ‘97 nuk ka pasur diskutim më të rëndësishëm se buxheti
Nikolla- Vokshit: Kurrë në jetën time nuk do te doja te isha modeli juaj. E neveris atë model
Vokshi-Beqajt: Qytetarët e kanë të pamundur të marrin shërbimin shëndetësor. Ju dhe reforma në drejtësi jeni dy skaje të kundërta, mos flisni. Janë 400 milion euro abuzime në shëndetësi nëse keni abuzuar me shëndetësinë dhe duhet të shkoni para drejtësisë.
Beqaj: E keni bërë një padi. Janë akuza politike, kur shkoni në gjykatë thoni që flasim politikisht. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf