Akuzohej për korruptim të dëshmitarëve mbi gjyqin për prostitucion me të mitura, Berlusconi shpallet i pafajshëm! Meloni: Lajm i shkëlqyer
Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi
Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shpallur i pafajshëm nga gjykata italiane sa i takon akuzave ndaj tij për korruptimin e dëshmitarëve në një rast prostitucioni me të mitur. Prej një dekade ndaj Berlusconit ka rënduar kjo akuzë.
Berlusconi akuzohej se kishte paguar 24 persona, për të dhënë dëshmi të rreme në një gjyq të mëparshëm, ku ai u akuzua se kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me një kërcimtare 17-vjeçare marokene në një klub nate.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim me gjashtë vjet burg për Berluskonin, partia e të cilit Forza Italia është një komponent kyç i koalicionit konservator të kryeministrit Giorgia Meloni.
Berlusconi, 86 vjeç, i kishte mohuar akuzat dhe tha se ishte viktimë e një komploti të gjatë nga magjistratët për ta nxjerrë atë nga politika.
"Unë mund të shpreh vetëm kënaqësinë tonë maksimale për këtë lirim të padyshimtë," tha avokati i Berlusconit, Federico Cecconi.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e mbështeti vendimin, duke e quajtur një lajm të shkëlqyer.
"Lirimi i Silvio Berlusconit është një lajm i shkëlqyer që i jep fund një çështjeje të gjatë ligjore që pati gjithashtu pasoja të rëndësishme në jetën politike dhe institucionale italiane," tha ajo në një deklaratë.
28 të pandehurat e tjera, shumë prej tyre gra të reja të akuzuara për marrje ryshfeti, u liruan gjithashtu, përfshirë balerinën marokene Karima El Mahroug, e njohur me emrin e saj të skenës, Ruby the Heartstealer.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Italia do të mbajë referendum historik për lehtësimin e rregullave të shtetësisë
22 Janar, 08:50
-
Rol delikat në marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-Itali, kush është Marco Alberti, ambasadori i ri italian në vendin tonë
21 Janar, 20:33
-
Itali/ Aksidenti ku vdiq 13-vjeçarja shqiptare, makina lëvizte me 150 km/h! Shoferi ‘kyç’ gojën, hetohet për vrasje
21 Janar, 19:56
-
Itali/ Grupet shqiptare me taktikë të re, makina me qira për të trafikuar kokainën, 2 të arrestuar brenda natës!
21 Janar, 17:29
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Tragjike në Itali, 2 të rinj humbin jetën në aksident rrugor, njëri prej tyre një 18-vjeçar shqiptar
21 Janar, 09:00
-
Itali/ Nuk ‘kapërdiu’ dot ndarjen, 20-vjeçari shqiptar dhunon ish të fejuarën! Inatin ia nxjerr edhe karabinierëve, i godet me grushte e shkelma, gjykata e liron
20 Janar, 19:00
-
Itali/ Goditet banda e ‘skifterëve’, arrestohen 4 shqiptarët! Të përfshirë edhe në trafik droge, u kapen kokainë, armë dhe 20 mijë euro cash
20 Janar, 18:03
-
Marco Alberti emërohet ambasadori i ri italian në Shqipëri! Fabrizio Bucci ikën nga Tirana në Gjermani
20 Janar, 17:26
-
Trafikonte kokainë mes Italisë dhe Zvicrës, arrestohet në Lugano 38-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë (FOTOT)
20 Janar, 17:05
Normal, ti japim dhe ndonje lek se gjynaf. Ka dhe me keq se shqiperia.
Përgjigju