-
Itali/ Nxënësit rikthehen në shkolla pas alarmit për bomba, Meloni: S’do të lejojmë që një email anonim të vendosë mbi kalendarin! Kryeministrja takon sot opozitën
Opozita kërkon që qeveria të raportojë në Parlament. Meloni garantoi familjet se qeveria po e ndjek atë që ka ndodhur “me shumë vëmendje” dhe se “nuk është gjetur asgjë”.
12 Nëntor, 07:34 -
Alarm për bomba në 6000 shkolla në Itali, qindra evakuohen pas emailit kërcënues: Do t'ju shfarosim! Kërcënohet edhe Meloni: Kemi vendosur bombë edhe në makinën tënde
Situata ka vënë në lëvizje qeverinë italiane, ndërsa kërcënime të ngjashme janë regjistruar edhe në vende të tjera europiane.
11 Nëntor, 14:37 -
Negociatat për Ukrainën, Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?
Kryeministrja italiane i drejtohet presidentit të Këshillit Europian: “Ngjarjet e muajit të fundit po e bëjnë BE-në pak të besueshme në çështjen e Ukrainës”. Kërkesa e saj: “Të vendoset një herë e mirë kush ulet në tryezën e negociatave në emër të Bashkimit Europian dhe me çfarë mandati”.
5 Nëntor, 16:02 -
Italia përfshihet nga protestat kundër qeverisë Meloni, qindra mijëra qytetarë në rrugë në mbi 50 qytete! Fermerët hedhin pleh në Torino, në Napoli digjen fotot e kryeministres
Rritja e kostos së jetesës, pagat e ulëta dhe shpenzimet ushtarake kanë nxjerrë italianët në protesta. Sindikatat organizuan grevë kombëtare, ndërsa në disa qytete pati edhe incidente.
30 Tetor, 18:32 -
Aksidenti ajror me katër viktima, bllokimi i njërit prej rotorëve dyshohet se shkaktoi rrëzimin e helikopterit italian në Bosnjë (VIDEO)
Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë italiane të Mbrojtjes, dyshimet e para lidhen me një defekt teknik, megjithëse shkaqet e sakta të aksidentit ende nuk janë përcaktuar.
30 Tetor, 09:37 -
Aksidenti ajror në Bosnje-Hercegovinë, Nufi: Thellësisht i pikëlluar, jemi krah Italisë dhe Forcave të Armatosura
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për aksidentin ajror në Bosnjë-Hercegovinë ku rrëzimi i një helikopteri italian shkaktoi 4 viktima. Në deklaratë, ministri Ermal Nufi shpreh ngushëllimet për familjet e prekura, si dhe mbështetje për Ital
29 Tetor, 20:56 -
Rrëzimi i helikopterit në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah Italisë dhe aleatëve në NATO
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin e Shqipërisë me Italinë dhe komunitetin e EUFOR-it, ku shërben edhe personeli shqiptar.
29 Tetor, 20:55 -
Aksident ajror në Bosnjë-Hercegovinë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian gjatë ngritjes! 4 të vdekur dhe 12 të plagosur
Helikopteri ishte angazhuar në kuadër të operacionit evropian EUFOR Althea, misioni i Bashkimit Evropian që synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Bosnjë-Hercegovinë.
29 Tetor, 20:49 -
Italia e ‘mbërthyer’ nga protestat e dhunshme, kryeministrja Meloni paralajmëron aleatët: Mund të jap dorëheqjen në mars, pas Samitit të BE-së në Romë
Skenari që po përmendet është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Itali në qershor 2027, njëkohësisht me zgjedhjet lokale. E djathta po përshpejton përzgjedhjen e kandidatëve.
25 Tetor, 14:34 -
Lufta kundër drogës dhe mbrojtja e të rinjve, Demo në takimin ndërkombëtar në Itali: Duhet bashkëpunim mes vendeve dhe strategji afatgjatë!
Demo theksoi nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër drogës, duke vënë theksin te mbrojtja e të rinjve, parandalimi i varësive dhe riintegrimi në shoqëri i personave që përballen me to.
23 Tetor, 12:44 -
Protestat paralizojnë transportin e mallrave në Itali, qeveria Meloni miraton ndihma për transportuesit, fermerët dhe peshkatarët! 3 mln euro humbje në 24 orë nga bllokadat
Italia po përballet me protesta të shoferëve të kamionëve për shkak të çmimeve të larta të karburanteve dhe rritjes së kostos së jetesës. Në jug të vendit, transportuesit kanë bllokuar shpërndarjen e mallrave, duke lënë pa furnizime disa biznese dhe duke shkaktuar probleme edhe në prodhimin e ushqimeve.
22 Tetor, 16:22 -
SKEDA/ Nga burgimi deri në 12 vite te gjobat për prindërit e të miturve dhe 500 ushtarë në Milano! Çfarë parashikon dekreti i ri i sigurisë në Itali për protestat e dhunshme
Kryeministrja Giorgia Meloni i cilësoi shqetësuese pamjet e dhunës, veçanërisht përfshirjen e të rinjve në plaçkitje dhe shkatërrime. Ajo njoftoi gjithashtu shtimin e vendeve në qendrat e paraburgimit dhe të gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë për të miturit.
21 Tetor, 08:54 -
Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit, shqetësime nga presidenti për kompetencat e ushtarakëve
Shqetësimi kryesor lidhej me dhënien e kompetencave të policisë gjyqësore 500 ushtarakëve që do të dërgohen në Milano deri më 31 dhjetor. Presidenti Sergio Mattarella thuhet se është kundër zgjerimit të detyrave të ushtarakëve, të cilët nuk kanë formimin e posaçëm në fushën e policisë gjyqësore.
20 Tetor, 21:19 -
-
Meloni i paraprin mashtrimeve me Inteligjencë artificiale, regjistron zërin si markë në BE për t'u mbrojtur nga audiot e rreme
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka regjistruar zyrtarisht timbrin e zërit pranë Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO), për të penguar përdorimin e tij në audio apo video të rreme të krijuara me inteligjencë artificiale.
5 Tetor, 14:15 -
-
Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë, rasti që vë në vështirësi Melonin
Historia është një lloj "Tangentopoli" lokale, që hedh hije jo vetëm mbi dukuritë korruptive, por edhe mbi përdorimin politik të drejtësisë dhe abuzimin me masat e sigurimit në vendin ballkanik.
28 Shtator, 14:49 -
Miratohet dekreti i ri për shkollat në Itali! Ndalohet mbulimi i fytyrës, nxënësit që nuk dinë italisht jo më shumë se 30% në klasat e para! Gjoba deri në 1 mijë euro për prindërit që nuk ndjekin kursin e gjuhës
Qeveria italiane ka miratuar një dekret me rregulla të reja për shkollat. Ai vendos një kufi prej 30% në klasat e para për nxënësit e huaj që nuk kanë ndjekur për një periudhë të caktuar arsimin në Itali, ndalon burkën dhe hixhabin në aktivitetet shkollore dhe parashikon kurse të italishtes për prindërit kur pengesat gjuhësore vështirësojnë integrimin e fëmijëve.
24 Shtator, 18:47 -
40 vjet pas Çernobilit, Italia i hap rrugën rikthimit të energjisë bërthamore
Senati italian miratoi ligjin që krijon bazën për rikthimin e energjisë bërthamore në vend, gati katër dekada pasi katastrofa e Çernobilit e shtyu Italinë të hiqte dorë prej saj. Qeveria synon të përdorë reaktorë të brezit të ri, por ndërtimi i tyre mbetet ende vite larg.
23 Shtator, 18:08 -
‘Propagandë’, shqiptarja në Itali që lufton kundër diskriminimit të emigrantëve nga qeveria Meloni: Jam lodhur! Fëmijët e mi trajtohen si qytetarë të dorës së dytë
Fioralba Duma e rrjetit "Italianët pa Shtetësi": Meloni i quan të huaj fëmijët e gjeneratës së tretë të lindur dhe të rritur në Itali, por ende pa pasaportë. Ky është i vetmi ndryshim nga bashkëmoshatarët e tyre. Unë erdha nga Shqipëria 25 vjet më parë, mësova italisht nga televizioni dhe ende pres për nënshtetësinë.
21 Shtator, 09:15