Akuzohej për krime lufte, ish-
ushtaraku pi helm në gjykatë

Akuzohej për krime lufte, ish-<br />ushtaraku pi helm në gjykatë<br /><br>
Një seancë për krimet e luftës në gjykatën ndërkombëtare të Hagës u ndërpre paraditen e së mërkurës kur i pandehuri kryesor piu një lëng për të cilin tha se ishte helm, në momentin kur dëgjonte vendimin.

I pandehuri është Slobodan Praljak, 72 vjeç, një nga 6 ish-liderët ushtarakë dhe politikë kroato-boshnjakë që ndodheshin të pranishëm në gjykatë.

Ai ishte dënuar me 20 vjet burg në vitin 2013 për krime të kryera në qytetin e Mostarit. Në momentin kur dëgjoi se vendimi në fjalë ishte konfirmuar, ai tha: “Kam pirë helm”.

Mediat kroate raportuan se ai vdiq, por gjykata e Hagës thotë se ende nuk mund ta konfirmojë një gjë të tillë. Gjashtë të pandehurit do të mësonin vendimet përfundimtare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi.

Praljak u ngrit në këmbë dhe ngriti gjithashtu dorën duke e afruar në gojë, çoi kokën pas dhe u shfaq teksa gëlltiste një lëng nga një gotë e vogël. Duke qenë se Haga ende nuk konfirmon vdekjen e tij, ende nuk dihet lënda që ai ka konsumuar.

Gjyqtari drejtues, Carmel Agius pezulloi menjëherë seancën dhe funksionarët përgjegjës thirrën një ambulancë. “Dakord. Ne pezullojmë seancën. Ju lutem ulni perdet dhe mos merrni gotën, sepse ai piu diçka”, deklaroi gjykatësi. 

Një gazetare e BBC që ndoqi procesin deklaroi se një auto-ambulancë mbërriti në vendngjarje bashkë me shumë punonjës të emergjencave mjekësore. Ndërkohë, më shumë se një orë nga incidenti, një roje i gjykatës tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se Praljak ishte ende “nën mjekim”.

Akuzat për krime lufte

Praljak, ish-komandant i trupave mbrojtëse kroato-boshnjake, HVO, ishte në burg për krime kundër njerëzimit. Edhe pse aleatë kundër serbëve të Bosnjes, kroatët dhe boshnjakët luftuan ndaj njëri-tjetrit për një periudhë 11-mujore, duke kthyer Mostarin në fushë beteje.

I informuar se ushtarët po rrethonin myslimanët në Prozor verën e 1993-shit, ai nuk bëri asnjë përpjekje për të ndalur agresionin e tyre, konstatoi gjykata për krimet e luftës. Ai gjithashtu akuzohet edhe për sulme ndaj anëtarëve të organizatave ndërkombëtare, si dhe për shkatërrimin e urës historike të qytetit dhe xhamisë së tij.

Përkrah tij në gjykatë ishte edhe Jadranko Prlic, ish-kryeministër i kroato-boshnjakëve. E ngritur me mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në ’93, Haga pritet të mbyllë dyert në fund të këtij viti, kur i skadon dhe mandati. 

s.k/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg