“Njeriu me duart më të shpejta ” theu edhe dy rekorde të tjera botërore. Bëhet fjalë për amerikanin 25-vjeçar Zion Clark , i cili lindi pa këmbë dhe dëshmoi edhe një herë fuqinë e shpirtit të tij. Clark është shembulli më i mirë dhe dëshmon se asgjë nuk është e pamundur për njeriun.
24-vjeçari u shtoi titujve të tij në Librin e Rekordeve Guinness , kërcimin më të lartë duke dhënë shtysë me duar në një palestër në Los Angeles . Zion , i cili kishte thyer rekordin për sprintin më të shpejtë me dorë, arriti të hidhej në një kuti 84 centimetra të lart.
Zion, i cili vuan nga sindroma e refluksit u rrit në jetimore. Për një periudhë të gjatë të jetës së tij ai u ngacmua pa mëshirë , por gjithçka ndryshoi për të kur njerka e regjistroi në sport, e ku gjeti kuptimin e jetës.
Sindroma e refluksit është një çrregullim i rrallë. Është vlerësuar se 1 deri në 2.5 për 100,000 të porsalindur lindin me këtë gjendje. Ndodh kur pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore nuk është formuar plotësisht para lindjes.