Akuzohen për falsifikim dokumentesh, detyrim paraqitje për noterin dhe avokatin, iu ndalohet dalja jashtë vendit

Akuzohen për falsifikim dokumentesh, detyrim paraqitje për noterin dhe avokatin, iu ndalohet dalja jashtë vendit

Policia Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për caktimin e masës së sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për noterin Ermal Aliko dhe avokatin Arben Llangozi. Bëhet me dije se ata akuzohen për falsifikim të dokumentave.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ekzekutimi i Urdhrit të Ekzekutimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për Ekzekutimin e Vendimit  të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e masave të sigurimit "Ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", për  shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër (me profesion noter) dhe A. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë(me profesion avokat), të dyshuar për veprën penale "Falsifikim i dokumenteve". Gjithashtu ndaj këtyre shtetasve me vendimin e mësipërm të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është caktuar masa ndaluese "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik". Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Sipas hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Gjirokastrës, ekzistojnë dyshime se avokati Llangozi ka falsifikuar një kontratë qiraje për një apartament, ku do të duhej të qëndronte një klienti i tij italian, për të cilin gjykata kishte caktuar “arrest në shtëpi”. Prokuroria e Gjitokastrës ka krijuar dyshime, bazuar në prova, se Llangozi ka falsifikuar kontratën, me ndihmën e noterit Aliko. Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria kërkoi nga gjykata që të caktonte “arrest me burg” për dy zyrtarët e drejtësisë. Gjykata ka pranuar dyshimet e prokurorisë për kryerjen e veprës penale nga Llangozi e Aliko, ndërkohë që ka caktuar masën e sigurimit “pezullim nga ushtrimi i funksionit” për të dy personat nën hetim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident ajror në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' u kërkon falje familjeve të viktimave dhe përulet

Incident ajror në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' u kërkon falje familjeve të viktimave dhe përulet