Akuzohet për krijim të organizatës
kriminale lihet i lirë nga gjykata

KUKES- Një tjetër i kërkuar nga drejtesia italiane është lënë i lirë nga gjykatat shqiptare, vetëm tre ditë pasi u arrestua nga policia e Kukësit, si person që ndodhej në listën e interpolit. Asjan Beceza 53 vjec, lindur dhe banues në Durrës, një biznesmen i njohur në këtë qytet dhe qe ka mbajtur me heret emrin Hasan Beceza, është arrestuar nga Policia e Kukësit me daten 19 prill për llogari të drejtësisë italiane. Por kur ky shtetas ka dalë para Gjykatës së Kukësit ajo e ka lënë atë me arrest shtëpie, me argumentin se nuk paraqet rrezikshmeri. Asjan Beceza kerkohet prej datës 6 maj 2005 nga drejtesia italiane, sipas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Milanos për akuzën e pjesemarrje në organizate kriminale me qëllim trafikun e drogës, akuzë që parashikon dënimin deri ne 30 vjet burgim. Ky është rasti i dytë që brënda pak ditësh gjykatat shqiptare lirojnë një të kërkuar nga Interpoli. Pak ditë më parë u lirua, biznesmeni fierak, Fatmir Kajolli, i cili dhe ai kërkohej nga drejtësia italiane për krijimin e organizatave kriminale në vendin fqinjë.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Safet Bajri u arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018! Si u ekzekutua me kallashnikov 53 vjeçari, po pinte kafe në 'Kiras'

Safet Bajri u arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018! Si u ekzekutua me kallashnikov 53 vjeçari, po pinte kafe në 'Kiras'