Akuzohet për trafik droge
në Itali, arrestohet në Vlorë

Akuzohet për trafik droge<br />në Itali, arrestohet në Vlorë
Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar nga policia e Vlorës. Në pranga përfundoi Dorjan Myqerem Çela (Çelaj). Ndaj 32 vjeçarit banues në Vlorë, Gjykata e Palermos kishte lëshuar një urdhërarrest për veprën penale "Trafik ndërkombëtar droge i kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 100 dhe 73 të Kodit Penal Italian". Vendimi mban datën 27 prill 2010.

Arrestimi i tij me qëllim ekstradimin u bë dje nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë. Ky eshte disati arrestim qe policia e Vlores ben per llogari të drejtësisë italiane.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës