Akuzohet për 48 sulme ndaj grave, 24 prej tyre janë përdhunime, oficeri i policisë Metropolitane pranoi vetëm 12 prej tyre në gjykatë

Akuzohet për 48 sulme ndaj grave, 24 prej tyre janë përdhunime, oficeri i policisë Metropolitane pranoi vetëm 12 prej tyre në gjykatë

David Carrick

Një oficer i policisë metropolitane akuzohet për 48 sulme ndaj grave dhe përdhunime të ndodhura gjatë dy dekadave të fundit, duke u kthyer në emrin më famkeq në vendin e tij.

David Carrick, 48 vjeç, tregon se i  takonte disa viktima përmes uebsajteve të takimeve dhe më pas i përdhunonte. Policia dhe prokurorët thonë se ai ka shfrytëzuar pozicionin e tij si oficer për të joshur gratë, më pas për t'i terrorizuar ato që të heshtin për sulmet e tij seksuale dhe degradimin e tyre.

48-vjeçari, i cili i ka përdhunuar gratë për rreth 20 vite rresh renditet si shkelësi më i madh seksual në historinë moderne kriminale.

Met ka kërkuar falje pasi doli se ai kishte rënë në vëmendjen e policisë për nëntë incidente, përfshirë akuzat për përdhunim, midis 2000 dhe 2021.

Carrick u pezullua nga detyra kur u arrestua në tetor 2021.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, tha se ishte “absolutisht i sëmurë dhe i tmerruar” nga krimet e Carrick.

Ai tha se duhet përgjigjur pyetjeve serioze se si ai ishte në gjendje të abuzonte me pozitën e tij si oficer në këtë mënyrë të tmerrshme.

Deri në kohën kur u quajt fajtor, asnjë grua nuk e denoncoi zyrtarisht nga frika dhe presioni që ai kishte qenë i aftë t'i ushronte.

Ndihmës Komisionerja Barbara Grey, drejtuesja e Met tha: “Ne duhet të kishim vënë re modelin e tij të sjelljes abuzive dhe për shkak se nuk e bëmë, humbëm mundësitë për ta hequr atë nga organizata.Na vjen vërtet keq që të qenit në gjendje të vazhdojë të përdorë rolin e tij si oficer policie mund të ketë zgjatur vuajtjet e viktimave të tij.”

F.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!