Një shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është dënuar për përdhunimin e një adoleshenteje në tualetin e një klubi.

Pandeli Dervishi, 24 vjeç, ishte në arrati, por mjaftoi kalimi i një semafori të kuq që të binte në pranga. Pas gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Leicester, ai u dënua me shtatë vjet e gjashtë muaj burg.

Dervishi e sulmoi vajzën brenda tualeteve të një lokali në zonën The Newarke në Leicester, të mërkurën e 1 tetorit. Ai e detyroi 17-vjeçaren të kryente seks oral me të.

Policia e arrestoi menjëherë dhe nisi hetime për ngjarjen. Më pas e lanë në liri me kusht ndërsa vijonin hetimet.

Oficerët mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe Dervishi u arrestua menjëherë, ndërsa nisi një hetim urgjent për zbardhjen e ngjarjes.

Hetuesi i çështjes arriti të përcaktonte se Dervishi ndodhej me shumë gjasa në zonën e Guildfordit, në Surrey, pas shqyrtimit të të dhënave telefonike dhe regjistrave financiarë.

Më pas, në orët e para të mëngjesit të 16 prillit, ai u pikas duke drejtuar një makinë të bardhë tip Mazda dhe duke kaluar me semafor të kuq.

Një polic i Surrey-t iu vu pas. Hetimet e mëtejshme konfirmuan se ai ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Leicestershire-it, dhe ndaj tij u ngritën akuzat për përdhunim.