Shkaku ende nuk është zbuluar dhe hipotezat janë të ndryshme, madje disa kanë shkuar deri aty sa, kanë akuzuar publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha se ka gisht me helmimin e 140 simpatizantëve të Partisë Demokratike në mitingun e hapjes zyrtare të fushatës në Tiranë.
Në një prej denoncimeve publike që bën një qytetar/e në profilin e Berishës në Facebook, replikon edhe ish-kryeministri.
Ai e ka mohuar kategorikisht këtë gjë duke e quajtur qytetarin/en si njeri që ka probleme mendore.
“Ti e ke hedhur vetë për të akuzuar të tjerët, një pyetje, ti pse nuk ishe në këtë miting se ti nuk mungon asnjëherë”, shkruan qytetari, Berishës.
Në replikën e tij, ish-kryeministri i përgjigjet: “unë aty isha dhe u lëndova por të tjerët më shumë se unë, me sa duket ke probleme me sytë e mendjes dhe në këtë rast kujdes se nuk ka okulist që të bën derman”, i shkruan Berisha.
Situata e krijuar pas mitingut është tashmë në fokus të autoriteteve përkatëse që po hetojnë për gjetjen e shkaqeve.
(d.b/Shqiptarja.com)